• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Me dosje në SPAK/ Ilir Meta pa imunitet pas 11 vitesh, garda e ruan atë dhe banesën deri në 2027! Pasaportë diplomatike e 50% pagë për 3 vjet

by Java News
25/07/2022 17:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas 5 vitesh në krye të Presidencës, ku miksoi partinë dhe lojën politike me zyrën e kreut të shtetit, Ilir Meta i është rikthyer jetës aktive politike, duke u zhveshur nga imuniteti dhe kufizimet Kushtetuese, të cilat gjithsesi nuk i respektoi kurrë. Në trajektoren e tij politike, është hera e tretë që Ilir Meta nuk gëzon imunitet kushtetues, duke u bërë kështu më i ekspozuar përballë SPAK-ut, strukturë e cila ka në duar disa dosjes së Metës, për lobim me para të dyshimta dhe të padeklaruara në SHBA, për pastrim parash, fshehje pasurie dhe korrupsion.

Në Tetor të vitit 1992, Kuvendi vendosi heqjen e imunitetit të deputetit Ilir Meta, pas kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme, për të marrë nën hetim Metën, për veprën penale të heqjes së paligjshme të lirisë në përplasjet në qytetin e Poliçanit. Në 11 shkurt të vitit 2011, Kuvendi i hoqi imunitetin e deputetit Ilir Metës, duke i hapur rrugë Prokurorisë së Përgjithshme për ta marrë të pandehur, për veprën penale të korrupsionit, pas publikimit të video-skandalit me Dritan Priftin. Në të dy rastet, Meta i shpëtoi ndëshkimit të drejtësisë.

11 vite më pas, Ilir Meta e gjen veten pa imunitet, këtë herë për shkak të mbarimit të mandatit si President, ndërsa SPAK ka regjistruar zyrtarisht të pakën dy procedime penale për Metën dhe bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi, të cilën e vendosi për pesë vite në krye të LSI-së.

Ilir Meta ka humbur imunitetin përballë veprimit të drejtësisë, por jo të gjitha privilegjet. Meta do të ruhet deri në vitin 2027 nga Garda e Republikës. Ndërkaq, sipas ligjit, banesa ku do të jetojë Meta me familjen e tij, do të ruhet nga garda deri në korrik të vitit 2024. Gjithashtu, Meta përfiton 3 paga mujore pas largimit nga Presidenca si dhe 50 % të pagës deri në vitin 2025. Meta do të mbajë pasaportën diplomatike si dhe mund të shfrytëzojë sallën VIP në Aeroportin “Nënë Tereza”.

Dosjet e Metës në SPAK

Në mes të muajit qershor 2022, SPAK ka regjistruar procedimin penal pa emër pas kallëzimit të referuar nga ish deputeti Halit Valteri ndaj Ilir Metën për lobim me paratë e korrupsionit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kallëzimi penal nga Valteri ishte rrjedhojë i investigimit të gazetës më të madhe austriake, “Kronen Zeitung”, e cila akuzoi se presidenti Ilir Meta pagoi 700,000 mijë dollarë për lobim përmes një kompanie qipriote guaskë, që të siguronte një foto në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Amerikan Donald Trump.

Në fillim të muajt korrik, SPAK ka ka regjistruar një tjetër procedim penal pas kallëzimit të dytë të referuar nga ish deputeti Halit Valteri, për fshehje pasurie, korrupsion dhe pastrim parash.

Pjesë e kallëzimit të dytë penal janë Presidenti Ilir Meta dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, deputeti Petrit Vasili, i ish ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, kandidatja për deputete e LSI, Elona Guri, biznesmeni pranë LSI-së Muharrem Berisha, si dhe Iris Zajmi, Elena Gace, Jori Prifti dhe Agron Xhafa. Në kallëzimin penal thuhet se këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë krijuar një skemë të mirëfilltë të pastrimit të parave që rrjedhin nga korrupsioni dhe vjedhja e pasurive publike, ku në krye të kësaj skeme qëndron si zakonisht çifti Meta-Kryemadhi.

Dosja e kunatit të Metës

Ditët e fundit është publikuar një tjetër skemë abuzimi nga Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, duke përfshirë vëllanë e Monikës, Drini Kryemadhi, mamanë e tij Fatime Kryemadhi, vjehrrin e Drinit (Nuri Peti), kompaninë e ndërtimit Tirana DKK me nipt: J61902088N si dhe kompaninë e kolaudimit të makinave SGS, e favorizuar nga Meta kur ishte në pushtet.

Drini Kryemadhi dhe nëna e tij Fatime Kryemadhi për të cilën thuhet se ka shitur qepë në Qytetin Studenti, kanë financuar LSI-në dhe Monika Kryemadhin. Të shesësh qepë është një punë e nderuar, por nuk bën dot miliona!

Nga ana tjetër, Drini Kryemadhi është paguar nga kompania koncesionare e kolaudimit të automjeteve SGS, një koncesion abuziv i monitoruar nga Ilir Meta përmes Edmond Haxhinastos, duke mos marrë masa për mospërmbushjen e detyrimeve kontraktore nga kompania.

Shuma të mëdha parash të dyshimta kanë qarkulluar mes anëtarëve të familjes Kryemadhi, duke përfshirë SGS që paguhej me paratë e shqiptarëve. Në skenë shfaqet edhe kompania ndërtimit Tirana DKK, e cila kalon herë në emrin e Drini Kryemadhit, herë në emrin e vjehrrit të tij Nuri Peti, i cili dyshohet për një raport interesash financiare me SGS./shqiptarja.com/m.j

Next Post
I burgosur në Hagë/ Martohet djali i Jakup Krasniqit, mesazhi prekës i vajzës: Festojmë dhe për ty

I burgosur në Hagë/ Martohet djali i Jakup Krasniqit, mesazhi prekës i vajzës: Festojmë dhe për ty

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga 800 – 1800 lekë në muaj, detajet e bonusit të ri dhe sfida e pensionistëve me çmimet

Nga 800 – 1800 lekë në muaj, detajet e bonusit të ri dhe sfida e pensionistëve me çmimet

April 9, 2026
Mbi 250 të vdekur nga sulmet izraelite në Liban, mbetet e mbyllur Ngushtica e Hormuzit!

Mbi 250 të vdekur nga sulmet izraelite në Liban, mbetet e mbyllur Ngushtica e Hormuzit!

April 9, 2026
Mot kryesisht i qëndrueshëm këtë të shtunë, reshje të dobëta shiu në zonat malore

Mot me diell dhe vranësira kalimtare, parashikimi për ditën e enjte

April 9, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, Trump: SHBA janë duke negociuar me kryeparlamentarin iranian për një marrëveshje

Trump kërcënon Iranin për armëpushimin: Nëse marrëveshja nuk zbatohet, goditjet do të jenë më të fuqishme

April 9, 2026
Si e arriti Pakistani “fitoren më të madhe diplomatike në vitet e fundit” në Iran, personi “kyç” dhe roli i Kinës

Si e arriti Pakistani “fitoren më të madhe diplomatike në vitet e fundit” në Iran, personi “kyç” dhe roli i Kinës

April 9, 2026
Kuvendi sot në seancë plenare/ Interpelanca me ministrat, projektligje dhe komisione hetimore në rend dite

Kuvendi sot në seancë plenare/ Interpelanca me ministrat, projektligje dhe komisione hetimore në rend dite

April 9, 2026
VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In