• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Më dorëzoni trupin ta varrosim”/ U vetëvra sepse s’mori nënshtetësinë italiane, motra e Adelina Sejdinit kërkon drejtësi

by Java News
12/11/2021 19:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

U vetëvra duke u hedhur në shinat e trenit në Romë pasi iu mohua nënshtetësia italiane, të cilën e priste prej vitesh, dhe iu la ajo shqiptare, të cilën nuk e donte më. Kjo e shtyu në vetëvrasje Adelina Sejdinin, ish prostitutë e lindur në Durrës, e cila denoncoi trafikantët shqiptarë. Falë denoncimit të saj u arrestuan 40 persona dhe u akuzuan 80 të tjerë. Tashmë motra e saj Ermira, e cila jeton në Pavia, kërkon drejtësi. Ajo u shpreh për mediat italiane se motra e saj e kishte kaluar jetën duke ndihmuar të tjerët dhe kur ishte ajo që kishte nevojë për ndihmë askush nuk e mbështeti

Ermira kërkon të dijë atë që ka ndodhur, pasi trupi i pajetë i motrës ende nuk i është dorëzuar. Ajo shton se nga institucionet italiane ka marrë vetëm një telefonatë për të vënë në dijeni të atin se e motra kishte ndërruar jetë.

Adelina Sejdini ishte e dëshpëruar, pasi leje qëndrimi i ishte hequr dhe i ishte lënë vetëm nënshtetësia shqiptare. Ajo bëri të mundur arrestimin e personave që e shfrytëzuan për prostitucionin, pjesa më e madhe e të cilëve i përkiste mafias shqiptare që kontrollonte shfrytëzimin e prostitucionit në të gjithë Italinë, dhe priste nënshtetësinë italiane.

Adelina mbërriti në Itali në moshën 22 vjeçare nga Shqipëria në vitin 1996. Ajo u dhunua për vite të tëra, u përdhunua dhe u nxor në rrugë. Por gjeti forcën për të denoncuar dhe për të dalë nga ai ferr. Por në fund u ndje e braktisur nga shteti italian, pa një shtëpi, invalide 100%, me kancer gjiri dhe e privuar nga nënshtetësia që i takonte me të drejtë.

Jetonte në Pavia, por për të protestuar kundër burokracisë, në fund të tetorit shkoi në Romë pavarësisht gjendjes jo të mirë shëndetësore, me shpresën për t’u takuar me presidentin e Italisë, Matarela. Ose të paktën me zyrtarë të ministrisë së brendshme italiane.

Pikërisht para presidencës italiane, në 28 tetor ajo i vuri zjarrin vetes. Por u shpëtua dhe u shtrua në spital me djegie të rënda. Me vendim të autoriteteve italiane, ajo duhej të kthehej në Pavia por qëndroi në Romë dhe në 8 nëntor vrau veten duke u hedhur në shinat e trenit. Ishte 47 vjeç. Policia hekurudhore italiane ka nisur hetimet për të zbardhur detajet e tragjedisë./m.j

Next Post
Tjetër ‘përplasje’ në PD! Pas dorëheqjes Këlliçi sfidon Bashën, hap garën për kreun e ri të FRPD-së

Tjetër 'përplasje' në PD! Pas dorëheqjes Këlliçi sfidon Bashën, hap garën për kreun e ri të FRPD-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Von der Leyen paralajmëron: Mendësia e Rusisë nuk ka ndryshuar që nga Konferenca e Jaltës

BE miraton paketën e 20-të të sanksioneve ndaj rusëve, von der Leyen: Kjo është e vetmja gjuhë që ata kuptojnë

February 6, 2026
Një person tenton të grabisë filialin e Postës Shqiptare në Shkodër, dështon të kryej aktin

Një person tenton të grabisë filialin e Postës Shqiptare në Shkodër, dështon të kryej aktin

February 6, 2026
Analisti: Përjashtimi i Dash Sulës është “tragjedi-komedi”, PD nën drejtimin e Sali Berishës është parti brutaliteti dhe dhune

Analisti: Përjashtimi i Dash Sulës është “tragjedi-komedi”, PD nën drejtimin e Sali Berishës është parti brutaliteti dhe dhune

February 6, 2026
50 ditë pa monopatina, kaos në terren, policia vijon sekuestrot, ligji nuk po vjen

Eksperti i qarkullimit rrugor: Duhet VKM specifike për mënyrën se si duhet të përdoren monopatinat

February 6, 2026
Shpalosur Flamuri kombëtar 800 metra katrorë në Myzeqe

Flamuri jetim…

February 6, 2026
Reforma: Teritoriale versus strukturore

Reforma: Teritoriale versus strukturore

February 6, 2026
“Protesta e 10 shkurtit, betejë për ekzistencën e kombit”, Berisha: Shpresa e vetme e vendit jemi ne!

“Protesta e 10 shkurtit, betejë për ekzistencën e kombit”, Berisha: Shpresa e vetme e vendit jemi ne!

February 6, 2026
Paketa e Maleve/ Qeveria shpall zonat prioritare për zhvillim në Krujë, Maliq dhe Vorë

Paketa e Maleve/ Qeveria shpall zonat prioritare për zhvillim në Krujë, Maliq dhe Vorë

February 6, 2026
“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

Miratohet amnistia penale/ Ministri Lamallari: E nevojshme! Paraburgimi i tejzgjatur, s’duhet të ketë vend

February 6, 2026
“Gjyqtarët kanë pagat më të larta në rajon!”, Lamallari: Problemi është te stoku i dosjeve dhe proceset që zvarriten

“Gjyqtarët kanë pagat më të larta në rajon!”, Lamallari: Problemi është te stoku i dosjeve dhe proceset që zvarriten

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In