• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Me diploma dhe pa shkollë… bastardë të shitur tek armiqtë shekullorë të shqiptarëve”

by A R
06/11/2019 20:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati i njohur Spartak Ngjela, përmes një analize thotë se korrupsioni në Shqipëri nuk ka më shpëtim.

“Shqipëria sot është e pushtuar nga krimi shtetëror, nga krimi i rrugës, dhe nga segmente të veçantë të krimit të organizuar. Të tre këta faktorë punojnë në funksion të njëri-tjetrit”.

“Në Shqipëri është shkatërruar me kast arsimi i lartë dhe vetë shkollimi i shqiptarëve. Gjithçka është bërë me skemë nga korrupsioni”.

“Berisha ishte autori direkt i diplomave fals, dhënë nga universitete fantazmë, të “ngritura me ligj”, diploma këto që sot kanë inonduar administratën shtetërore”.

“Administrata e sotme shtetërore është injorancë e ngritur në një sistem antidije dhe antiprofesion.”

Sipas tij, “pushtuesi dytësor është pushteti gjyqësor- gjykata dhe prokuroria shqiptare. I gjithë ky pushtet në fakt ka sjellë në Shqipëri krimin dhe pasigurinë. Në një vend ku mungon forca e ligjit, sundon krimi. Kur forca e krimit është më e fortë se forca e ligjit, krimi bëhet sundues i shoqërisë, dhe pas 30 vitesh, i ka ardhur radha ndërhyrjes, me ndihmën e aleatëve perëndimorë për të shpëtuar popullin shqiptar nga grabitja dhe nënshtrimi.

Analiza e plotë nga Spartak Ngjela:

Të korruptuarit e nivelit të lartë shtetëror sot në Shqipëri, janë të pashpresë. Reforma në Drejtësi dhe ngritja e SPAK-ut, me ndihmën e politikës amerikanë, do t’i likuidojë të gjithë me forcën e ligjit.

Pas 25 vjetësh, të shtypur nga korrupsioni i lartë shtetëror, shqiptarët do të kenë shpresë se do të jetojnë me mirëqënie në vendin e tyre.

Por ndërkohë që sundojnë, në 25 vjet, të korruptuarit e lartë kanë shkatërruar gjendjen shoqërore në Shqipëri: kanë sjellë shtetin joligjor, krimin e organizuar antishtet, tregun banal pa prodhim kombëtar, papunësinë; kanë sjellë varfërinë ekstreme shqiptare dhe largimin e shqiptarëve nga Shqipëria. Kjo është vepra e tyre, po pse e bënë?

Në fakt e kanë bërë kryeministrat bastardë dhe të shitur tek armiqtë shekullore të shqiptarëve. Shpejt shqiptarët do t’i dëgjojnë të provuara bëmat e tyre.

Këtë gjendje po kërkon të rregullojë reforma antikorrupsion me ndihmën e politikës amerikanë. Por shqiptarët pyesin: si?

Si do të mund të shpëtojnë ata nga kjo gjendje?

Por këtu del kjo pyetje: çfarë është realisht kjo gjendje, dhe si mund të karakterizohet ajo? Në të vërtetë, kjo është një gjendje pushtimi. Shqipëria e sotme është e pushtuar nga hordhitë e korrupsionit shtetëror.

l.

Shqiptarët vetë, me forcat e brendshme të intelektit të vet, ishte e pamundur të shpëtonin nga kjo gjendje. Sot, të gjithë ata që dinë të mendojnë mëvetësisht, e shohin përditë mjerimin e imponuar, dhe e kanë kuptuar që janë të pushtuar.

Shqipëria sot është e pushtuar nga krimi shtetëror, nga krimi i rrugës, dhe nga segmente të veçantë të krimit të organizuar.Të tre këta faktorë punojnë në funksion të njëri-tjetrit.

Si?

Krimi shtetëror në Shqipëri, në 25 vjet rresht, qëndron në dy kolona mbajtëse: në qeverinë e korruptuar, dhe në pushtetin gjyqësor të korruptuar (prokurorinë e korruptuar, dhe gjykatën e korruptuar).

Qeveritë e korruptuara, kudo ku kanë sunduar, kanë shkatërruar intelektualizmin në drejtimin shtetëror dhe kanë bllokuar funksionimin e ligjit. E dini pse nuk bën përpara Afrika? Jo se nuk ka pasuri, por se shtetet afrikane ka 50 vjet që i ka pushtuar korrupsioni. Njëlloj si Shqipërinë në 25 vjetët e fundit.

ll.

Në Shqipëri është shkatërruar me kast arsimi i lartë dhe vetë shkollimi i shqiptarëve. Gjithçka është bërë me skemë nga korrupsioni.

Berisha ishte autori direkt i diplomave fals, dhënë nga universitete fantazmë, të “ngritura me ligj”, diploma këto që sot kanë inonduar administratën shtetërore.

Administrata e sotme shtetërore është injorancë e ngritur në një sistem antidije dhe antiprofesion.

Kjo e ka sjellë gjendjen administrative të Shqipërisë në një nënpunësi joprofesionale që gjithë ditën vjedh shqiptarët. Paguhet nën dorë nga krimi i rrugës dhe krimi i organizuar, dhe, shkatërron tregun dhe prodhimin shqiptar në funksion të fitimit individual.

Kjo është në vija të trasha arsyeja reale e Shqipërisë së pushtuar nga korrupsioni dhe, pikërisht kjo është administrata injorante e cila është pushtuesja parësore e shqiptarëve.

lll.

Kush është pushtuesi dytësor i shqiptarëve? Pushtuesi dytësor është pushteti gjyqësor- gjykata dhe prokuroria shqiptare. I gjithë ky pushtet në fakt ka sjellë në Shqipëri krimin dhe pasigurinë. Në një vend ku mungon forca e ligjit, sundon krimi. Kur forca e krimit është më e fortë se forca e ligjit, krimi bëhet sundues i shoqërisë

Një administratë e korruptuar që vjedh shtetin, dhe krim i organizuar që dominon tregun, kjo është sot simbioza e shoqërisë shqiptare.

Është kjo simbiozë që njeriut të thjeshte i ka hequr shpresën dhe i ka ndërkallur në shpirt dyshimin për jetën e sigurt. Kurse, edhe rinia ndihet si pa të ardhme. Të dy këta faktorë psikologjikë kanë sjellë dëshirën e shfrenuar për t’u larguar nga Shqipëria.

Po qeveria aktuale?

Kryeministri shqiptar thotë çdo ditë se shqiptarët ndihen të kënaqur. Por, fakti që priret për të mos e treguar gjendjen e rëndë të shoqërisë shqiptare, kuptohet se po luan kundër shqiptarëve dhe interesit të tyre. Domethënë, si gjithë të tjerët, nuk e do zhvillimin e Shqipërisë.

Por, të gjithë këta, a mund ta frenojnë dot reformën antikorrupsion që ka nisur?

E kanë krejt të pamundur. Ekspertiza amerikanë është në aktivitet të plotë sot në Shqipëri.

SPAK-u është çështje ditësh… Kurse politika amerikanë po ushtron forcë politike kundër korrupsionit të lartë.

Next Post
Gjermani, zbulohet njeriu i parë që eci me trupin drejt

Gjermani, zbulohet njeriu i parë që eci me trupin drejt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

March 25, 2026
Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

March 25, 2026
Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

March 25, 2026
Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

March 25, 2026
Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

March 25, 2026
Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

March 25, 2026
Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

March 25, 2026
“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In