Dy persona, babë e bir kanë rënë në prangat e Policisë Kufitare në Bllatë, pasi kanë paraqitur në kufi formularë të falsifikuar të vaksinimit.
Mësohet se të arrestuarit janë E. N., 47 vjeç; E. N., 24 vjeç, (babë e bir), banues në Peshkopi.
Të dy këta persona në pikën kufitare të Bllatës kanë tentuar që të kalojnë kufirin, duke falsifikuar një certifikatë vaksine e cila është kush për hyrjen në territorin e Maqedonisë së Veriut.
/a.r