Ne momentin qe eshte ndaluar nga gardistet, Vladimir Gjuta ka qene ne koke një kapele LOUIS VUITTON dhe një çantë krahu Gucci që ishte e fryrë.
Keshtu kane thene per Top Channel dëshmitarë okularë që kanë parë skenën e ndalimit të Vladimir Gjutës nga pese efektive te gardës.
Sipas burimeve policore, Gjuta pas ndalimit ka thënë se ndodhej në zonë për një transaksion financiar. Bashkë me pistoletën Gjutës i janë kapur edhe 120.000 euro.
“E mbaja pistoletën pasi do të ktheja në lekë shumën e eurove”, ka deklaruar Gjuta.
40-vjeçari u pikas pranë selisë së Partisë Socialiste me një pistoletë gati për të qëlluar dhe 100 mijë euro me vete. Në Polici ai tha se armën e kishte marrë pasi kishte shumë para me vete.
Ndërkohë Garda rriti sigurinë për kryeministrin Edi Rama, të cilin e largoi nga selia me “Lincoln” të blinduar.
g.kosovari