• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 11, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Me ca “oratorë” injorantë që nuk dinin as shqip do e mundësh Ramën o Sali ziu?

by Spartak Ngjela
08/07/2022 15:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Saliu u kishte thënë shqiptarëve se në datln 7 korrik ai do të rrëzonte qeverinë aktuale me forcë.

Por, çfarë ndodhi? Në fakt, si gjithmonë me Saliun: u mbars mali dhe polli një mi.

Saliu me para, me lloj lloj marifetesh e gënjeshtrash, solli në Tiranë nja 2500 persona. Por stacionet televizive të paguara nga ai, e nxirrnin miun si ujk. Hahahaha. Turp!

Kurse ata që kishin ardhur për të shkatërruar Tiranën dhe kryeministrinë dhe të vidhnin dyqanet, ikën me bisht ndër shalë.
Pse?

Sepse Saliun e kërcënoi personalisht politika e lartë amerikane, e cila i tha atij: sutor, ad calceamenta inhaero! – këpucar, qëndro te këpuca!

Dhe ai, gjithë frikë e datë, te këpucët qëndroi.
Por çfarë ndodhi?

l.
Këpucari Sali kishte vetëm 2 orë leje për protestën, sepse po ta kalonte, protestuesit do t’i shpërndante me forcë policia dhe do të kishte arrestim të organizatorit.

Këpucar qëndro te këpuca, mos u ngjit më lart! Ky ishte urdhëri kërcënues amerikan. Dhe Sali mavria te këpuca qëndoi, por i trembur, që doli në tribunë duke klithur marrëzira, se ishte gjithë frikë dhe në shthurje mendore. Prandaj, për të larguar frikën, foli me marrëzitë e tij, duke tjerrur fjalë dhe sharje pa kuptim mendor.

Kurse të korruptuarit e lartë të Shqipërisë që kishin qenë dikur në shtet me Saliun, i mërziti shumë frika e Saliut, sepse sigurisht që, ajo frikë, i ka trembur edhe ata, brenda pyetjes: ku është revolucioni?

ll.
Por, më e bukura, që e bëri krejt qesharak Saliun në këtë protestë absurde, ishte flamuri ynë kombëtar që ai e valvitte në tribunë.

Po çne flamuri kombëtar shqiptar në dorë të Saliut? Hahahaha.

Sepse Saliu më këtë flamur mendonte se po u thosh amerikanëve që ai do t’i kalojë shqiptarët në nacionalizëm amtiamerikan. Një naivitet ky që është pasojë e frikës.

lll.
Po çfarë ka ndodhur në të vërtetë?
Është shumë e thjeshtë: Saliu ishte i gjithi në psikologjinë e vjedhësit të trembur.
Tamam psikologjia e vjedhësit: sepse Saliu, pasi i vodhi shqiptarët, dhe pasi u kap nga Amerika në vjedhje, tani ka dalë t’i “mbrojë” shqiptarët kundër Amerikës. E kuptoni se në çfarë gjendje kërkon t’i futë shqiptarët një bandit antishqiptar si këpucari Sali!
Po a ka forcë këpucari Sali? Fare. Dje e tregoi se është një njeri i drobitur, të cilin po e pret goditja penale.
Në fakt, kjo që ndodhi dje, është komedi për shqiptarët, por është rrjedhojë tragjeke për Saliun.

lV.
O Sali ziu! Ku pyet politika amerikane për të kapurit në korrupsion!

Por edhe shqiptarët e mençur u tallën dje me klithmat absurde të Saliut. Sidomos me ata që dolën e folën në tribunë: ca fyej këta që ëndërrojnë pushtet nga Saliu. Po Saliu? Sali ziu i kishte marrë për fyej, por dhe Saliu vetë një pllakë gramafoni e shekullit të XIX – të ishte, se i kish mbetur gjilpëra te Rama. Hahahaha
Po Rama.
Rama u tall me të, kur, gjatë kohës që Saliu i kërkonte llogari para 2500 shqiptarëve në shesh, shumica ish të korruptuarit e administratës së Saliut kur ky qe kryeministër, Rama inaguronte bajpasin e Vlorës, duke thënë që “unë jam me amerikanët në këtë ndërtim të nivelit botëror”. Që donte të thosh: Sali, je i mbaruar me të gjithë fyejt e tu që po flasin marrëzira në Tiranë!
Kurse Saliu, me flamurin kombëtar, të kaluar nga dora në dorë, dhe me një grusht të paguarish prej tij, kërkonte të largonte amerikanët nga Shqipëria. Hahahahaha…

Por ama, me ca “oratorë” injorantë që nuk dinin as shqip, por që flisnin fjalë, fjalë, e përveç fjalëve asgjë.

V.
Po ku e ka forcën politike Saliu? Askund, vetëm te paratë që u ka vjedhur shqiptarëve.
Po, a do t’i mbajë dot Saliu këto para të vjedhura?
Ai të gjitha foltoret që ka ngritur, për të shpëtuar paratë që u ka vjedhur shqiptarëve i ka bërë. Dhe kështu, thjesht ka hyrë në një komedi, kur ai po u kërkon shqiptarëve ta zgjedhin kryeministër, që të vijojë vjedhjen, bashkë me familjen e tij.
Po amerikanët? Amerikanët tallen me të. Por kjo nuk mjafton për shqiptarët, se shqiptarët po kërkojnë nga politika amerikane likuidimin e Saliut nga të gjitha aspektet publike, sepse është shpallur nga Amerika nongrata për korrupsion me gjithë familjen e tij.

Por, a do t’ua bëjnë amerikanët këtë nder historik shqiptarëve, kur këta sot janë populli më proamerikan në botë?
Sigurishte që po, sepse, ketë monstër politike, amerikanët e kanë kapur qe në vitin 1995 si të lidhur me terrorizmin islamik. Sepse ky terrorist, pasi shkatërroi Shqipërinë, që në tre vitet e parë të tiranisë së tij, u bashkua me islamizmi radikal antiamerikan: me Bin Laden-in dhe elitën e Alkaedës.

Gjithsesi, tani është i vdekur, sepse politika amerikane e di mirë kush është.

Por, shqiptarët janë të lodhur nga një i çmendur që punon për terrorizmin ndërkombëtar kundër Shqipërisë, dhe prandaj po presin likuidimin e tij.

E pra, kush do ta godasë këtë vjedhës të shqiptarëve, që është edhe një terrorist ndërkombëtar: SPAK-u, një gjykatë federale amerikane apo një gjykatë ndërkombëtare?

Next Post

Rritet sërish çmimi i naftës! Mblidhet Bordi i Transparencës, ja sa do të shiten karburantet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse nuk u zgjodh edhe Drejtori i BKH-së si u Zgjodh K/Prokurori i SPAK?

Pse nuk u zgjodh edhe Drejtori i BKH-së si u Zgjodh K/Prokurori i SPAK?

December 11, 2025
Përplasje në Kuvend -“Të sfidoj, çohu dhe kërko ndjesë ndaj shqiptarëve të Çamërisë!” Bido-Berishës: Keni mbështetur njerëz që…

Përplasje në Kuvend -“Të sfidoj, çohu dhe kërko ndjesë ndaj shqiptarëve të Çamërisë!” Bido-Berishës: Keni mbështetur njerëz që…

December 11, 2025
Lamallari uron kreun e ri të SPAK: Ministria e Drejtësisë e përkushtuar të ofrojë të gjithë bashkëpunimin institucional

Lamallari uron kreun e ri të SPAK: Ministria e Drejtësisë e përkushtuar të ofrojë të gjithë bashkëpunimin institucional

December 11, 2025
Khloé Kardashian flirtoi publikisht me mësuesin dhe rrjeti ‘u çmend’!

Khloé Kardashian flirtoi publikisht me mësuesin dhe rrjeti ‘u çmend’!

December 11, 2025
Aktorja Rajmonda Bulku elozhe Berishës në 35-vjetorin e themelimit të PD: Krenare që ju kam ndjekur! Do vazhdojmë t’ju besojmë

Aktorja Rajmonda Bulku elozhe Berishës në 35-vjetorin e themelimit të PD: Krenare që ju kam ndjekur! Do vazhdojmë t’ju besojmë

December 11, 2025
VIDEO-Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK, anëtarët e KLP-së e votojnë me 7 vota

Zgjedhja e drejtuesit të ri të SPAK/ Ish-prokurori: Gara ishte e vështirë! Braho do të ketë në vëmendje dosjet e vjetra, përfshirë 21 janarin

December 11, 2025
Vjedhja e e-maileve të SPAK, Meçe: Hetimet janë sekrete, s’ka mekanizëm për të ndërhyrë nga jashtë brenda!

“Diplomatët në sallë ishin protektorë”/ Zgjedhja e Klodian Brahos, Meçe: Ishte e parapërgatitur

December 11, 2025
Opozita e Stacionit të trenit!

Opozita e Stacionit të trenit!

December 11, 2025
Kryeministrja Meloni nxjerr në ankand dhuratat e liderëve të huaj, përfshirë shallin e Edi Ramës

Kryeministrja Meloni nxjerr në ankand dhuratat e liderëve të huaj, përfshirë shallin e Edi Ramës

December 11, 2025
35-vjetori i themelimit të PD, dëgjohen ulërima dhe ofendime(VIDEO)

35-vjetori i themelimit të PD, dëgjohen ulërima dhe ofendime(VIDEO)

December 11, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In