Kryeministri Edi Rama u ka kthyer një përgjigje ‘gojëve të liga’ që komentuan zgjedhjen e tij për të veshur atlete në Samitin e Triestes.
Në një konferencë për gazetarët, Rama theksoi se bota perëndimore i ka mbyllur me kohë këto diskutime që lidhen me të drejtën themelore të shoqërisë, siç është veshja. Mes të tjerash ai ironizoi të gjithë kritikët, ndërsa shtoi se nuk ka ndërmend të merret me ata që kanë ngelur peng i ‘shfaqjeve të huaja’.
Gazetari: Vazhdoj të mendoj se simboli i Samitit të Triestes mbetën atletet tuaja. A keni përgjigje për të gjithë komentet?
Rama: (Qesh). Jo. Atje është një botë ku njerëzit e kanë mbyllur me kohë çështjen e lirisë për veshjen, si e drejtë themelore e shoqërisë. Nuk kam ndërmend të merrem me ata që kanë ngelur peng i ‘shfaqjeve të huaja’ dhe Saliut të vjetër.
a.ç