Pamje te trishta vijne nga Ukraina, atje ku edhe femijet jane detyruar te marrin armet per t’u mbrojtur.
Po bën xhiron e botës, të mediave dhe të rrjeteve sociale imazhi i një vajze 9-vjeçare ukrainase. Autori është babai i vajzës së vogël, Oleksii Kyrychenko, i cili postoi foton në Facebook dhe shpjegoi: “E mora për të tërhequr vëmendjen ndaj agresionit rus në Ukrainë. Është pushka ime, ia dhashë vetëm asaj për një foto”.
Imazhi u postua gjithashtu në Twitter nga ish-presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk , i cili shkroi: “Ju lutemi mos i tregoni asaj se sanksionet më të rënda do të ishin shumë të shtrenjta për Evropën”.












