• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Me armë, thikë dhe kanabis në makinë, arrestohet në Përmet 35-vjeçari sllovak

by Java News
22/07/2023 16:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 35-vjeçar sllovak ka rënë në prangat e policisë kufitare të “Tre Urave” në Përmet, pasi gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, një thikë dhe një sasi lënde narkotike e llojit kanabis sativa e ndarë në doza.

Mësohet se i riu sllovak po tentonte t’i kalonte këto sende në shtetin fqinj Greqi me automjetin e tij, por është pikasur nga efektivët, të cilët ia kanë zbuluar atij gjatë kontrollit fizik në mjet. Ai po tentonte të dilte nga kjo pikë kufitare për në shtetin fqinj.

“Përmet/PKK Tre Urat: Policia Kufitare, në bashkëpunim me Policinë vendore, masa të shtuara gjatë sezonit turistik, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive. Finalizohet operacioni policor i koduar “Gate”, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore.

Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë e ftohtë thikë dhe një sasi lënde narkotike kanabis e ndarë në doza. Arrestohet në flagrancë 35-vjeçari (shtetas sllovak) që tentoi t’i kalonte armët dhe drogën, me automjet, drejt Greqisë. 

Shërbimet e Policisë Kufitare Tre Urat, Përmet, në kuadër të masave të shtuara për sezonin turistik dhe të kontrolleve të bazuara në analizën e riskut, për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, në bashkëpunim me autoritetet doganore dhe Sektorin për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Gate”.

Gjatë operacionit, në dalje të RSh-së, është kaluar për kontroll në vijën e dytë, automjeti që drejtohej nga shtetasi L. D., 35 vjeç, banues në Sllovaki. Gjatë kontrollit në këtë automjet dhe kontrollit fizik ndaj drejtuesit, shërbimet e Policisë Kufitare gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, një mjet prerës thikë dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në doza.

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin L. D., 35 vjeç, banues në Sllovaki. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.”  

Njoftimi i policisë

/f.stafa

Next Post
Euro mund të shkelë “vijën e fundit të kuqe”, eksperti: Do arrijë në 90-95 lekë

Euro mund të shkelë “vijën e fundit të kuqe”, eksperti: Do arrijë në 90-95 lekë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nis ceremonia e betimit të 7 ministrave të rinj te Presidenti Begaj

Nis ceremonia e betimit të 7 ministrave të rinj te Presidenti Begaj

March 6, 2026
ARRSH njofton shpërthim të kontrolluar pranë daljes së tunelit të Llogarasë: Kujdes në qarkullim

ARRSH njofton shpërthim të kontrolluar pranë daljes së tunelit të Llogarasë: Kujdes në qarkullim

March 6, 2026
Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

March 6, 2026
Goditi nusen e vëllait me sende të forta, procedohet penalisht 62-vjeçari

Nga armë e drogë, te përndjekja e vjedhja! Gjashtë persona bien në prangat e policisë

March 6, 2026
Bie vrulli politik për zgjerimin? “Politico”: Macron po bllokon procesin mes krizës politike në Francë

Alarmi në Qipro, rrjeti evropian i Macronit për të krijuar mburojën detare

March 6, 2026
Kaos në Parlament! PS voton ministrat e rinj, Berisha dhe deputetët e PD bllokojnë foltoren

Cilat projektligje u miratuan dhe u hodhën poshtë dje mes kaosit në Kuvend?

March 6, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

“Rama ha darka, ata godasin institucionet”, Sejamini: Protestat e opozitës, zero rezultat

March 6, 2026
TTW: Shqipëria rritje të jashtëzakonshme të turizmit që po transformon ekonominë

TTW: Shqipëria rritje të jashtëzakonshme të turizmit që po transformon ekonominë

March 6, 2026
“U larguam sapo dëgjuam…”/ Mbërrin në Londër avioni i parë me britanikët e bllokuar në Lindjen e Mesme

“U larguam sapo dëgjuam…”/ Mbërrin në Londër avioni i parë me britanikët e bllokuar në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Plagosja e Genc Hoxhës në Shkodër, zbulohen detaje nga ngjarja

Plagosja e Genc Hoxhës në Shkodër, zbulohen detaje nga ngjarja

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In