Tmerr gjatë natës për familjen e një biznesmeni në Korçë.
Dy persona të armatosur dhe të maskuar kanë grabitur një banesë mbrëmjen e djeshme në fshatin Çiflig të Korçës.
Ata i kane kanosur me arme dhe pastaj kane lidhur bashkëshortët Nevruz dhe Sadete Vila dhe më pas kanë marrë rreth 1.6 milion lekë të vjetra.
Autorët mësohet se nën kërcënimin e armës tip kallashnikov kanë lidhur çiftin burrë e grua Nevruz dhe Sadete Vila rreth 50-vjeç dhe më pas kanë marrë rreth 1.6 milion lekë të vjetra.
Sipas te dhenave te para, mesohet se kane qene të veshur me unifirmë policie.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00, ndërsa policia ka nisur hetimet për të arrestuar autorët.
g.kosovari