Pas diskutimeve të gjata, Kuvendi i Republikës ka votuar sot disa nga projektligjet e parashikuara për rendin e ditës. Një ndër ligjet, i cili është shoqëruar edhe me argumente dhe kundër argumente ka qenë ai i vettingut në Policinë e Shtetit.
Ky ligj në thelbin e tij përmban: “Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.12/2018, “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme”.
Te ndryshimet për ligjin e vettingut 76 deputetë votuan pro, 6 kundër, 6 abstenim, ndërsa ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka abstenuar dhe është shprehur skeptik për këto ndryshime ligjore.
g.kosovari