Policia e Fierit ka arrestuar një grua për mashtrim. Ajo i kishte marrë 7500 euro një shtetasi nga Patosi. Gruaja është një emër i njohur në zonën e Fierit pasi shumë njerëz shkonin tek ajo për shërim. 51-vjeçarja ishte dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.
E njohur si ‘magjistare’ ose ‘yshtare’ Liljana Llapashtica i kishte marrë një burri 7500 euro për t’i zgjidhur hallet. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasen Liljana Llapashtica, 51 vjeçe, banuese në Radostinë-Vadhizë, Fier (e dënuar më parë për “Mashtrim”).
Ndalimi i kësaj shtetases u bë pasi Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier në dt.08.06.2018 ka nxjerrë Urdhër për ndalimin e saj, sepse në datë 30.04.2018 i ka marrë me anë të mashtrimit 7500 Euro shtetasit A.I, 44 vjeç, banues në Patos.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Mashtrimi”./a.m.










