Tyson Fury raportohet se është gati të mbrojë titujt e peshave të rënda WBA dhe WBO kundër Wladimir Klitschkos më 7 maj në Gjermani. Në muajin nëntor të vitit të kaluar. Fury shkaktoi befasi duke mposhtur kampionin në Dusseldorf, por në klauzolën e kontratës së nënshkruar nga dy boksierët, ishte paraparë ‘rimeçi’ detyrues. Sipas Daily Star, Klitschko do të ketë mundësinë e revanshit më 7 maj në rimeçin që do të mbahet në stadiumin Allianz Arena të Bayern Munichut.









