Këtë të hënë Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur akuzave të kryeministrit Edi Rama në lidhje me zgjedhjen e tij në krye të presidencës dhe qëndrimin që ai ka mbajtë në këtë post.
Kreu i shtetit nëpërmjet një postimi në Facebook shprehet pas marrjes së detyrës si president gjithmonë ka respektuar Kushtetutën. Meta thekson nuk blihet dhe i bën thirrje Ramës që të respektojnë marrëveshjen e 5 Qershorit, se përndryshe më 25 prill do të ketë 3 milionë shqiptarë “të shkallmuar”. Sipas Presidentit, shqiptarët do të shkallmojnë me votë kryeministrin Edi Rama.
Reagimi i Metës:
Meqënëse Kryepinoku Rilindas u justifikua për zgjedhjen e detyruar para tre vitesh të “Presidentit të shkalluar”, më duhet t’ju kujtoj të gjithë socialistëve se Ilir Meta ka mbajtur çdo premtim për mbrojtjen e Kushtetutës dhe interesit kombëtar.
Unë u kam bërë të qartë se midis Pushtetit dhe Demokracisë, kam zgjedhur gjithmonë Demokracinë se pushtet ka edhe në vendet jodemokratike, ku të drejtat e qytetarëve shtypen e dhunohen. Tani ju e kuptoni se çdo njeri që nuk blihet e frikësohet prej tij është “i shkalluar”. Bën mirë të reflektojë dhe të respektojë 5 Qershorin se përndryshe në 25 Prill do të ketë jo vetëm një President “të shkalluar”, por edhe tre milionë shqiptarë “të shkalluar” që do shkallmojnë me votë dhe çdo mjet legjitim ëndrrat e tij për të blerë e trembur popullin shqiptar për një grusht oligarkësh e banditësh.
Çfare tha Ilir Meta në Parlament në 2017
Çdo politikan është gjithmonë midis dy raporteve mes pushtetit dhe demokracisë. Unë kam zgjidhur demokracinë në raport me pushtetin. Sepse pushtet ka edhe në vendet demokratike. Unë kam patur këtë mundësi vetëm falë demokracisë dhe mundësive që ajo më ka dhënë jo vetëm mua por edhe juve.
g.kosovari
O kriminel hajdut gjaksor vrases gjakftohte.O Tradhtar me emrin Ilir vrases Metà