• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Më 24 shtator gara për Kukësin/ PD sërish e ndarë, zbulohet kandidati i Bashës në garën me Halilajn e PS! Berisha ende pa emër

by Java News
16/08/2023 15:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E diel, 24 shtator, me dekret të presidenti Barjam Begaj, qytetarët e Kukësit do të paraqiten sërish pranë qendrave të votimit për të zgjedhur të parin e qytetit, kryebashkiakun e ardhshëm. Bashkinë pa kryetarin e zgjedhur e drejton përkohësisht nënkryetari, Granit Gjana.

Partia Socialiste, që reagoi duke e shkarkuar menjëherë Safet Gjicin,  përzgjodhi Albert Halilajn, një figurë që gëzoi mbështetjen e bazës, ish -drejtor i Tatimeve në Kukës, i emëruar së fundi prefekt i qarkut, përmes të cilit kërkon sërish besimin e qytetarëve kuksianë.

Përballë socialistëve, e djathta shfaqet edhe në këtë garë të pjesshme me sfidën e përçarjes që në zgjedhjet vendore të 14 majit, nuk i dha asnjë bashki PD-së zyrtare, dhe vetëm 7 kryebashkiakë aleancës Meta-Berisha, përballë 53 bashkive që mori PS.

I rikthyer në fund korrik në krye të PD-së, Lulzim Basha, mësohet nga burime brenda selisë blu, se ia beson kandidimin për këtë garë Arif Rexhmatit, kreut të degës në Kukës. Megjithatë i djegur nga 14 maji pa asnjë fitore për PD-në që ai kish deleguar Enkeleid Alibeajt, Basha beson se Kukësi fitohet vetëm me një kandidat të përbashkët. Qëndrimi u shpreh përmes Partisë Demokratike në Kukës.

“Partia Demokratike është e përkushtuar pa asnjë rezervë dhe paragjykim për të mundësuar përfaqësimin dinjitoz të së djathtës shqiptare në garën për Bashkinë e Kukësit me një kandidat fitues dhe e hapur për bashkëpunim me të gjithë ata që duan një kandidat të denjë për Kukësin”, thuhet në deklaratën e PD Kukës.

Në aleancën e zbehur pas zgjedhjeve me Partinë e Lirisë, Sali Berisha ende nuk ka një emër, dhe është ende në mëdyshje nëse do i besojë sërish, Admir Sinamatin. Ilir Meta shprehu qartë se partia e tij nuk ka asnjë emër kandidati dhe do të mbështesë këdo që aleati i tij do të propozonte.

“Bashkimi në një alternativë dhe jo një opozitë me copa, për Jorida Tabakun, tregon përgjegjshmëri politike përballë qytetarëve”, tha Meta.

“Të kërkosh që opozita të jetë e bashkuar nuk të bën as të shitur dhe as të blerë diku…Gabimet e së shkuarës duhet të na bëjnë të mësojmë”, shkroi Tabaku.

Paritë politike duhet të regjistrohen në KQZ deri më 1 shtator, afati për koalicionet është data 6, dhe për kandidatët deri më 8 shtator./m.j

Next Post
Zbulohet dedikimi i Perandorit Justinian për Dardaninë, dëshmi e rëndësishme historike. Ruajti lidhjet me origjinën…!

Zbulohet dedikimi i Perandorit Justinian për Dardaninë, dëshmi e rëndësishme historike. Ruajti lidhjet me origjinën...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dronët që ndryshojnë rregullat e lojës: Nga Reaper deri tek mini-bombat e Ukrainës

Dronët që ndryshojnë rregullat e lojës: Nga Reaper deri tek mini-bombat e Ukrainës

April 6, 2026
Berisha vijon akuzat ndaj Irena Gjokës: Falsifikoi edhe kombësinë, Dumani i hapi çështje pa emër dhe ia mbylli me emër

Berisha vijon akuzat ndaj Irena Gjokës: Falsifikoi edhe kombësinë, Dumani i hapi çështje pa emër dhe ia mbylli me emër

April 6, 2026
Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

“O bastardë, hapeni Hormuzin”. Demokratët: Donald Trump ka nevojë për ndihmë

April 6, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, vranësirat do të jenë kalimtare

Java me mot të qëndrueshëm, temperaturat maksimale ngjiten deri në 21 gradë

April 6, 2026
Shpërthimi në Shkodër – Kush ishte viktima Hysni Ymeri, vëllai i dënuar më parë për vrasje! Pistat që po hetohen…

Shpërthim në Memaliaj, autorët djegin makinën dhe ikin në këmbë

April 6, 2026

Veliaj fiton gjyqin ndaj italianit që shpifi për inceneratorët. Avokatët e kryebashkiakut e shpëtojnë nga dënimi

April 6, 2026
Berisha paraqitet në SPAK: Altin Dumani merr një mbiemër të ri…

Berisha paraqitet në SPAK: Altin Dumani merr një mbiemër të ri…

April 6, 2026
Zgjedhja e presidentit, Kurti sot takohet me Abdixhikun

Zgjedhja e presidentit, Kurti sot takohet me Abdixhikun

April 6, 2026
Zelensky: Një luftë e gjatë në Lindjen e Mesme mund të heqë mbështetjen për Ukrainën

Zelensky: Një luftë e gjatë në Lindjen e Mesme mund të heqë mbështetjen për Ukrainën

April 6, 2026
Sot protestë, mijëra studentë shqiptarë në RMV kërkojnë provimet në gjuhën e tyre

Sot protestë, mijëra studentë shqiptarë në RMV kërkojnë provimet në gjuhën e tyre

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In