• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shtyhet procesi për Presidentin e ri! Më 16 Maj seanca e parë në Parlament

by A R
04/05/2022 14:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Konferenca e Kryetarëve zhvilloi ditën e sotme mbledhjen për nisjen e procesit të zgjedhjes së Presidentit të ri. Në fund, pas dakordësisë mes kryetarit të grupit të PS-së, Taulant Balla dhe Enkelejd Alibeajt në cilësinë e kryetarit të grupit parlamentar të PD-së, u vendos që mbledhja e sotme të mbyllet pa vendimmarrje dhe  të vijohet më datë 10 Maj për të shënuar nisjen e procesit të zgjedhjes së Presidentit. Ndërkohë Balla propozoi që më datë 16 të zhvillohet raundi i parë në Kuvend për zgjedhjen e Presidentit.

Çfarë ndodhi gjatë mbledhjes?

PS kishte propozuar që dita e sotme, pra data 4 Maj të konsiderohej si fillimi i procesit të zgjedhjes së presidentit dhe për rrjedhojë, raundi i parë i votimit të jetë data 10 Maj.

Por Enkelejd Alibeaj u shpreh kundër kësaj date, duke argumentuar që publikut t’i jepet mundësia për të qenë i mirëinformuar. Ai sugjeroi që si datë, moment i nisjes së procesit të fillimit, të jetë data 10 Maj. Alibeaj kërkoi po ashtu që distanca nga raundi në raund të jetë 7 ditë.

Edhe kryetari i grupit parlamentar “Aleanca për Ndryshim”, Fatmir Mediu ishte kundër datës 10 Maj të propozuar nga Partia Socialiste për raundin e parë të votimit. Ai theksoi se është e nevojshme që të bëhen të gjitha diskutimet e nevojshme dhe të mos shkohet me ngut në raundin e parë, kjo edhe për arsyen se deri më tani nuk ka një emër të propozuar si kandidat.

“Nëse shkojmë në datën 10 Maj, pyetja është e thjeshtë, kush është kandidati për President”, pyeti Mediu gjatë mbledhjes.

Nga ana e tij, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste tha se procesi i zgjedhjes së presidentit të ri do të jetë nga fillimi deri në fund, kushtetues.

Taulant Balla foli për kushtin e vetëm të PS. Ai theksoi se i gjithë procesi do të zhvillohet në Kuvendin e Shqipërisë. “Ky proces,– theksoi kreu i grupit parlamentar socialist-, do të zhvillohet vetëm në nivel të grupeve parlamentare”.

Balla ra dakord me propozimin e Alibeajt që fillimi i procesit të jetë me datë 10 Maj. Po ashtu ai propozoi që më datë 16 Maj të zhvillohet raundi i parë i votimit për President.

“Bie dakord që fillimi procesit të konsiderohet data 10 (Maj), por duke bërë arsyetimin që sapo njoftova dhe publikun që mbledhja e Konferencës së Kryetarëve të jetë një mbledhje vijuese për të ruajtur rigorozitetin e mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve. Data 16 të jetë raundi i parë. Besoj me këtë propozim i kemi përmbushur pritshmëritë për një proces serioz”, u shpreh Balla.

Në rast se afati do të jetë data 16 Maj, afati për të dorëzuar emrat e kandidatëve do të jetë data 15 Maj, ora 16:00.

“Pra, dhe po bëj një simulim, të cilin do ta kthejmë në vendim në datë 10, jo sot. Në rast se afati do të jetë data 16, ne do të vëmë afat që deri në datën 15, në orën 16:00 në Kuvendin e Shqipërisë të jenë depozituar emrat. Sipas procedurës shoqëruar me 20 firma mbështetëse, jo më pak e 20 firma mbështetëse, deputetë. Kujtoj që është detyruese asnjë deputet nuk mund të firmosë në më shumë se 1 kandidaturë mbështetëse. Dhe pastaj në datën 16 paradite, ora 10:00 të jetë Komisioni i Ligjeve që të bëjë shqyrtimin. Mos harroni kandidatët duhet bërë publike çfarë dokumentacioni shoqërues duhet të sjellin sepse nuk mjaftojnë vetëm firmat mbështetëse. Bën verifikimin përkatës dhe pastaj të shkojmë në seancë plenarë pasdite për t’i lënë kohë Komisionit të Ligjeve. Kjo është tradita parlamentare”.

Alibeaj po ashtu ra dakord që mbledhja të ndërpritet pa vendim dhe të vazhdojë në datën 10 Maj në mënyrë që të konsiderohet ajo ditë momenti i nisjes së procesit.

“Meqë jemi këtu, po absolutisht, edhe pse nuk e morët guximin, jam dakord që ta konsiderojmë që mbledhja ndërpritet këtu pa vendim, megjithëse ajo shërbimin e bëri, të vazhdojë në datën 10 që të konsiderohet ai momenti i startimit të procesit për zgjedhjen e presidentit të Republikës, pa asnjë lloj kompleksi, shumë mirë uroj që kështu të jetë mënyra si do të ecim gjatë gjithë këtij procesi”, u shpreh Alibeaj.

Ai u shpreh se nga PD do të ketë gjithëpërfshirje dhe transparencë dhe presidenti duhet t’i qëndrojë tallazeve dhe joshjeve të politikës.

“Të jetë publiku ai i cili na vendos në sprove. Faleminderit për pranimin e gjysmës së propozimit. Shpresoj që do të vazhdojmë kështu edhe në seanca të tjera. Do keni nga ne gjithëpërfshirje dhe transparencë. President jo i politikës, president për shqiptarët që të ketë treguar në të shkuarën që di ti qëndrojë tallazeve të politikës dhe joshjeve të politikës”, tha Alibeaj.

Në fund, kryetarja e Konferencës së Kryetarëve, Lindita Nikolla, miratoi propozimin e rënë dakord që mbledhja të quhet e pambyllur dhe të vijojë në datën 10 Maj.

“Atëherë referuar propozimit të bërë nga kryetari i grupit parlamentar të PD dhe konsensusit të dhënë nga kryetari i grupit parlamentar të PS-së mbledhja quhet e pambyllur, vijon në datën 10 dhe në respekt të nenit 87 të Kushtetutës”, tha Nikolla.

/a.r

Next Post
Zotohet Kremlini: Nuk do të shpallim asnjë luftë në 9 Maj

Zotohet Kremlini: Nuk do të shpallim asnjë luftë në 9 Maj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Trump: Mënyra si Irani trajton Ngushticën e Hormuzit, nuk është marrëveshja që kemi

April 10, 2026
Investitorët ndërkombëtarë që largohen nga Dubai, po blejnë prona në Sarandë e Vlorë

Investitorët ndërkombëtarë që largohen nga Dubai, po blejnë prona në Sarandë e Vlorë

April 10, 2026
Parashikimi i motit për ditën e shtunë, çfarë ndodh me termometrin

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat maksimale 21 gradë

April 10, 2026
“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In