• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Më 1 qershor hapet Kopshti Zoologjik/ Veliaj: Dhuratë për fëmijët! Do transformojmë edhe Kopshtin Botanik

by
24/04/2022 13:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kopshti Zoologjik do të hapet më 1 qershor, që përkon me ditën e fëmijëve. Në këtë ditë të veçantë, fëmijët do të marrin një tjetër dhuratë, një hapësirë të re për të kaluar më shumë kohë, e cila do të ketë edhe parqe lojërash, hapësira për piknik. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, bashkë me një grup fëmijësh, inspektoi punimet që janë në fazën përfundimtare, për të mirëpritur më pas kafshët.

“Mezi pres që në datën 1 qershor fëmijët të kenë këtu jo vetëm një mundësi për t’u njohur me kafshët, jo vetëm një mundësi për të kaluar një ditë shumë cilësore me familjen, por edhe një mundësi të shkëlqyer për të mësuar. Është ndoshta Kopshti Zoologjik më modern në Ballkan, i rikonceptuar plotësisht. Janë liruar hapësira nga zaptimi, ka më shumë hapësirë për kafshët. Ato kafazet e ngushta nuk ekzistojnë më, pra realisht ka një trajtim shumë më njerëzor sesa ato skenat që ne mbajmë mend nga Kopshti Zoologjik që trashëguam”, deklaroi ai.

Veliaj nënvizoi se Kopshti Zoologjik i Tiranës është kthyer në një hapësirë për të gjitha grupmoshat, ku janë mbjellë edhe 1200 pemë.

“Kush prodhon histeri kur zhvendoset një pemë, thjesht duhet të qetësohet. Vërtet zhvendoset një, por mbillen 1200 të tjera. Unë them se duhet te mbaroje koha kur të gjithë bëjnë gjithologun. Secili te beje punën e tij dhe të lëmë profesionistët të bëjnë punë të mrekullueshme, si ajo punë që është bërë këtu. Jo çdo gjë që kemi bere në Tiranë është për notën 10 sepse ka ende shumë gjëra që duhen përmirësuar. Por si përmirësohen? Duke bërë llogje, duke sharë njëri-tjetrin, duke penguar ata që punojnë apo i përmirësojmë duke vënë çdo dite nga një tullë, duke mbjellë nga një pemë, duke rregulluar diçka, që Tirana që lëmë të jetë shumë herë me e mirë se ajo që gjetëm?”, tha kreu i Bashkisë.

Kryebashkiaku u shpreh se faza e dytë do të pasohet me lidhjen e Kopshtit Zoologjik dhe atij Botanik, ndërsa u bëri thirrje pedagogëve dhe stafit drejtues të Fakultetit të Shkencave që të mos përziejnë politikën në çdo lloj vendimmarrje.

“Sigurisht, kjo është vetëm faza e parë, pasi faza e dytë është lidhja me Kopshtin Botanik. Do doja t’i ftoja edhe pedagogët e Shkencave të Natyrës të vijnë ta shikojnë vetë se çfarë kemi bërë këtu, për të kuptuar se të njëjtën gjë mund të bëjmë edhe me Kopshtin Botanik. Ky Kopsht Zoologjik është dita me natën me çfarë kishim; dita me natën do te jetë edhe kopshti i ri Botanik. Por, në qoftë se përziejmë politikën në çdo lloj vendimmarrje, dhe politika futet edhe në rektorat, edhe në dekanate, dhe pengon çdo gjë që është e mirë për publikun, ne thjesht humbasim kohë, se e mira do vijë”, theksoi Veliaj

Kryebashkiaku ftoi edhe ata që kanë qenë skeptik në fillim për të parë transformimin te Kopshti Zoologjik, duke i garantuar se e njëjta cilësi e lartë pune do të bëhet edhe për Kopshtin Botanik.

“Ftesa për këdo që është skeptik, apo për këdo që, qoftë për çështje politike, apo çështje fushate, është përzierë në beteja kundër qytetit, të vijë ta shikojë vetë dhe të kuptojë se të njëjtën mrekulli mund ta bëjmë edhe në Kopshtin Botanik nëse i mbarojmë ato gjyqe, dhe ato zënka fare pa sens, që i humbasin shumë kohë qytetit. Ftesa është për bashkëpunim, që ky zhvillim dhe transformim qe shohim këtu, të behet edhe te Kopshti Botanik. Nuk ka asnjë arsye pse të jetë një vatër për fotografi nusesh me 5 mijë lekëshin e rojës. Ajo mund të jetë një hapësirë fantastike për gjithë qytetin”, theksoi Veliaj.

Vizita në Kopshtin Zoologjik do të jetë një aktivitet që zgjat përgjatë gjithë ditës, ku përfshihen zona pikniku përgjatë itinerareve të lëvizjes, hapësira të gjelbra të lira nga strukturat dhe të veçuara për familjarë e fëmijë. Krahas këtyre, në kopsht janë të shpërndara kënde lojërash për ta bërë sa më të pasur eksperiencën për fëmijët dhe prindërit.

/b.h

Next Post
I zhvati një vajze 135 mijë euro me pretekstin se do i investonte në Call Center, arrestohet në Tiranë 30-vjeçari

I zhvati një vajze 135 mijë euro me pretekstin se do i investonte në Call Center, arrestohet në Tiranë 30-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In