Këtu është shansi juaj për të fituar një pjesë të historisë së automjeteve: Krijuesi Britanik i super-makinave, McLaren Automotive ka njoftuar që do të shesë një nga super-makinat më të shpejta F1 të ndërtuar ndonjëherë.
Kjo është e rëndësishme për disa arsye. Së pari, vetëm 64 makina rrugore F1 janë prodhuar gjatë afatit të prodhimit 1993-1998. Për më shumë, kjo makinë, e cila u ndërtua në 1998-ën, është një nga vetëm 6 makinat e prodhuar atë vit.
Kjo makinë nuk është shitur kurrë për një pronar privat. Ajo u mbajt në koleksionin McLaren dhe u mirëmbajt nga skuadra McLaren Special Operations (MSO), shkruan Krokodili.al. Edhe pse ka 2,800 milje në kilometrazhin e saj, kjo makinë është në thelb e re F1 1998.
Për ata që nuk janë familjarë më F1, ajo nuk ishte vetëm një super- makinë e rrallë e 1990-ës. Ajo theu modelin e super-makinave në shumë mënyra. Javanews/ a.k