• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 11, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

McGonigal, ky skandal epokal jo shqiptar

by Ermir Gjinishi
09/02/2023 15:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ermir Gjinishi  

Debati jonë publik është kthyer në shëmbëlltyrën e shëmtisë së kohës që jetojmë. Ai i ngjan tallavave provinciale që na serviren për muzikë baroku, në hanin e bollëkut të fake news-it shqiptar. Shpesh gënjeshtrat e thëna mjeshtërisht, ndodhen aq pranë me të vërtetën sa është e vështirë të jetosh në hendekun e mbetur mes tyre, pa vetëngushëllimin e pafajsisë së “idiotit” inteligjent të Shvejgut. Gjithologët, “aktivistët”, trushplarët militantë, insistojnë të na bombardojnë me injorancën, anësinë dhe porno-propagandën e tyre, që ç’virgjëron çdo nivel normal gjykimi, duke na imponuar modelin e shoqërisë Big Brother dhe na bën të ndihemi keq, vetëm kur kuptojmë se jemi dëbuar jashtë shtëpisë.

Të gjithë jemi përfshirë këto ditë në diskutimet mbi skandalin McGonigal, drejtuesit të Divizionit të Kundërzbulimit në FBI-në e Nju Yorkut. Përpëlitjet dëshpëruese me histeri hipokrizish perverse për t’a justifikuar ngjarjen, të kujtojnë aforizmën e famshme; Të biesh nga biçikleta është një aksident, por tradhëtia nuk është aksident, se është njëlloj si të thuash, rashë aksidentalisht mbi një vaginë. Por kjo është vetëm njëra anë e medaljes.

Jeta e shërbimeve inteligjente nuk ngjason me mitet e spiunazhit kinematografik. Ajo është vazhdimësia e një lufte të padukshme, e cila ka jo pak viktima. Historia e tyre, bashkëpunim dhe luftë, formëson interesat e shteteve ndaj vendeve mike dhe jo mike në të gjitha kohërat. Akoma nuk dihet kush ishte pas vrasjes së Presidentit Kenedi.  Agjentët e dyfishtë britanikë të pesëshes së Kembrixhit Kim Philb, Guy Barges, Donald McLean, Anthony Blunt dhe George Cairncross, të cilët i shërbyen vendit të tyre vetëm për t’a tradhëtuar atë tek rusët, i sollën dëm të madh NATO-s dhe Perëndimit në përballjen me ish-Bashkimin Sovjetik. Flokëkuqja ruse Anna Chapman, arriti të penetrojë deri te stafi më i afërt i Presidentit Obama. Kreu i Mosadit Yossi Cohen, me rekrutimin e agjentëve iranianë dhe ekipin e tij në terren, ia doli të marrë nga kasafortat sekrete në Teheran, arkivin bërthamor të Iranit në vitin 2018. Shefi i shërbimit turk MIT Fidan Hakan, arriti t’i shpëtoi jetën Presidentit Erdogan gjatë përpjekjes për grusht shteti më 2016-tën. Shërbimi inteligjent serb BIA, pasi mbushi Dik Martin me Dosje-Fake kundër UCK-së, referuar shërbimit zvicerian, planifikoi eleminimin e tij, për të akuzuar shqiptarët si terroristë në sytë e opinionit publik. Kreu i CIA-s Leon Panetta drejtoi operacionin për eleminimin e kreut të Al-Kaides Usama bin Laden më 2011-tën në Pakistan. Shërbimet iraniane, pasi rekrutuan funksionarë shqiptarë, arritën të realizojnë sulmin kibernetik më të egër kundër vendit tonë. Kjo është vetëm një pjesëz e mozaikut të punës së shërbimeve inteligjente.

Në këtë lojë të madhe fantazmash të padukshme, nuk mbetemi pas as ne shqiptarët. Shqiptarja Zejneb Vlora, njihet si agjentja që tronditi Londrën dhe Parisin. Motrat Qiriazi spiunonin Nolin tek autoritetet amerikane FBI, ndërsa Syrja bej Vlora spiunonte tek austro-hungarezët kushëririn e tij Ismail Qemalin. Ceno Bej Kryeziu i shërbente shërbimit sekret jugosllav kundër kunatit të tij Ahmet Zogu. Lista e shqiptarëve në shërbim të interesave anti-shqiptare, nuk ka dallim nga vendet e tjera. Ajo çudit vetëm folkloristët e mitizimit të besës.

Është acaruese komedia që na serviret sot në emër të pabesisë, pikërisht nga pjesa më e “pabesë” e kohës së shkuar. Ne nuk jemi shkëputur asnjëherë nga spiunët e komunizmit. Bashkëjetojmë me kriminelët e diktaturës. Nuk kemi hapur dosjet. Mediat shqiptare janë të mbushura çdo natë me agjentë të kohës së komunizmit, madje ka pronarë mediash ish-spiunë. Si për ironi, spiunët e djeshëm vlerësohen sot për kontribute në demokraci. Emrat e tyre u vihen rrugëve të kryeqytetit. Por të mos mbetemi këtu.

 

Sikur në këtë skandal të mos dilte emri i Kryeministrit shqiptar dhe të një tjetri afër tij, edhe ky skandal për shqiptarët do të harrohej shpejt, si të tjerët. Përfshirja e emrit të Kryeminstrit të një vendi mik dhe anëtar të NATO-s, sikletos jo pak marrëdhëniet dypalëshe.

Por le të merremi me skandalin në vetvete. Sipas websaidit amerikan të shërbimit inteligente.com FBI po heton një grup të madh agjentësh të saj që punojnë për oligarkun Oleh Deripaska, i cili nëpërmjet një drejtori të kompanisë së tij, ish-gjeneralin i shërbimeve ruse Yevgeny Fokin ka rekrutuar një numër zyrtarësh perëndimorë, përfshi ish-ministrin britanik Lord Barker, ish-oficerë të FBI-së dhe CIA-s, si operativi Walter Soriano etj. Hetimet kanë filluar që në vitin 2016, kur FBI hetoi përfshirjen ruse në zgjedhjet e fituara nga ish-Presidenti Trump.

Në rrjetën e këtyre hetimeve kanë rënë këshilltarët e afërt të Presidentit Trump, përfshirë këshillëtari i Sigurisë Kombëtare gjeneralin Flynn, dhëndri i Trump-it, Jarret Kushner, djali i Presidentit Baiden Hunter Biden, si dhe shumë zyrtarë të tjerë. Në mesin e tyre është dhe ish-kreu i antiterrorit të FBI-së për Nju Yorkun McGonigal. Hetimin e një skandali me përmasa të tilla epokale, autoritetet amerikane do ta çojnë deri në fund. Turpi për mundësinë e shitjes së një numri kaq të madh autoritetesh në vendet jo mike, vë në dyshim sistemin e sigurisë në SHBA. Në kushtet e luftës në Ukrinë ai kthehet në problem akoma më të madh, jo vetëm për SHBA-në, por edhe për vendet partnere.

Përfshirja e Shqipërisë në skandalin Mcgonigal është vetëm një pikë uji në oqeanin e megaskandalit amerikan. Është shqetësuese për autoritet amerikane, që një vend i konsideruar prej tyre “american garden” të jetë i përfshirë në blerje zyrtarësh amerikanë. Kjo bëhet akoma më e ndjeshme kur në Amerikën Latine, vetëm në 12 muajt e fundit nga Argjentina në Brazil e deri në Meksikë, kanë ardhur në pushtet aleatët politik të Rusisë.

Lind pyetja përse përfshihet Shqipëria? Përse një vend shumë i vogël qenka kaq i rëndësishëm në lojën e madhe të shërbimeve? Së pari, vendi ynë, me nivele sigurie kaq të dobëta është parajsë për veprimtari agjenturore. Së dyti, ne jemi aleat i rëndësishëm në rajon i SHBA-ve dhe vend anëtar i NATO-s. Pa aluduar në një përgjigje shteruese, në përgjigjet hipotetike të mundëshme duhet të vlerësohet jo vetëm mundësia e të qenurit të Shqipërisë objek i drejtpërdrejtë, por edhe loja e dyfishtë e shërbimeve të vendeve jo mike, e cila synon çarjen e aleancave perëndimore. Nga ana tjetër, institucionet tona të sigurisë duhet të konsiderojnë faktin që tek ne me kohë janë atashuar opozita civile, politike dhe ushtarake, nga ujgurët e gylenistët e deri te afganët dhe iranianët e MEK-ut, të cilat kanë tensionuar jo pak marrëdhënien tonë me vendet e origjinës së këtyre grupimeve. Në Shqipëri ndodhet e instaluar e vetmja opozitë iraniane, MEK-u. Me sulmin kibernetik, Irani është zyrtarisht në luftë me Shqipërinë. Marrëdhëniet diplomatike janë ndërprerë, ndërkohë që sulmet e hakerave Iranian kanë rrëzuar sistemin e sigurisë teknologjike të vendit tonë.

Jemi akoma në fillim të zbardhjes së skandalit të madh. Shqipëria, e cila nga pamja e jashtme duket fajtore, mund të jetë dhe viktimë e një loje shumë më të madhe. Mohimi apo pohimi i marrëdhënieve me personin “A dhe B”, nuk çojnë gjëkundi. Nuk gjykohet njeriu nga miqtë e tij. Por kujdesi i domosdoshëm në çdo marrëdhënie me të panjohur, ka vlerën e “perzervativit politik” për çdo politikan. Edhe Juda ishte miku i Krishtit. E hidhur është kur je Judë e shitesh si Krisht. Kjo zbardhet me hetime serioze dhe profesionale nga organet kompetente. Autoritet përkatëse kanë përgjegjësinë që kanë lejuar përfshirjen e Shqipërisë në këtë skandal.

Në kushtet kur sistemi i sigurisë amerikane zbulon sa i thellë paska qenë penetrimi i Rusisë dhe aleatëve të saj brenda institucionve amerikane dhe atyre partnere, serioziteti ynë pikë së pari qëndron në verifikimin e mundësisë së penetrimit të shërbimeve ruse, iraniane dhe kineze, kundër opozitës iraniane, e cila është vendosur në Shqipëri me garancitë e SHBA-ve. Në të njejtën kohë, institucionet shqiptare duhet të bëjnë atë që po bën SHBA, verifikimin e të gjitha hallkave të sigurisë, sidomos në agjencitë e posatshme të zbatimit të ligjit.

Pas dy javësh McGonikal del në gjyq. Nëse vërtetohen pagesat informale që e përfshijnë atë në lojra të brendëshme politike në Shqipëri, pro apo kundra faktorëve politik opozitarë, ky hetim do të duhet të pasohet më tej nga autoritetet shqiptare. Në rastin konkret SPAK-u. Një vend, anëtar i NATO-s dhe kantidat për BE, nuk mund t’i lejojë vetes luksin e kalimit të parave me origjinë të paqartë nga vende jo mike, në afera korruptive dhe pastrimit të parave të cilat arrijnë deri në nivelet më të larta të aleatit tonë më të rëndësishëm. Marrëdhëniet e Shqipërisë me vëndet aleate nuk mund të kalojnë nga xhepat e partive politike, apo interesat personale të ndonjë lideri partiak shqiptar.

Next Post
“Ishim të dehur e të hidhëruar nga humbja”/ Dhunuan me grushte mjeken pasi i ndërroi jetë familjari, ja dëshmia e dy të arrestuarve

"Ishim të dehur e të hidhëruar nga humbja"/ Dhunuan me grushte mjeken pasi i ndërroi jetë familjari, ja dëshmia e dy të arrestuarve

Comments 1

  1. L.Xh says:
    3 years ago

    Dyfish Respekt Gjinish.
    E para, ke shkruajtur dhe analizuar mënçurisht, ngjarjet tepër sensitive, jo vetëm për Shqipërinë ( që jemi sa një konté e amerikës), por edhe më gjërë, duke e shtjelluar dhe orientuar lexuesin, drejtë opsioneve objektive dhe llogjike, të kësajë teme të koklavitur në shkallë globale.
    E dyta, duke u nisur nga formimi juaj kulturor, si folozof akademik fetar, të imponon respekt, për zbërthimin e saktë e llogjik, të këtyre temave, jashtë kontekstit të fesë.
    Ju përgëzoj.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kryeministrja Meloni nxjerr në ankand dhuratat e liderëve të huaj, përfshirë shallin e Edi Ramës

Kryeministrja Meloni nxjerr në ankand dhuratat e liderëve të huaj, përfshirë shallin e Edi Ramës

December 11, 2025
35-vjetori i themelimit të PD, dëgjohen ulërima dhe ofendime(VIDEO)

35-vjetori i themelimit të PD, dëgjohen ulërima dhe ofendime(VIDEO)

December 11, 2025
Berisha: Djali i arteve që u afrua te PD 35 vite më parë nuk duroi dot as disa orë te ne, sot është fatkeqësia më e madhe e kombit

Berisha: Djali i arteve që u afrua te PD 35 vite më parë nuk duroi dot as disa orë te ne, sot është fatkeqësia më e madhe e kombit

December 11, 2025
Pritet nga mbështetës e demokratë/ Ervin Salianji nis takimin në Gjirokastër (VIDEO)

Pritet nga mbështetës e demokratë/ Ervin Salianji nis takimin në Gjirokastër (VIDEO)

December 11, 2025
Debate në Kuvend: “Nga viti 2026, bonusi i pensioneve pjesëtohet”/ Balla-Muçit: Mos je dhe ti nga këta të Lulit? Ku e ke bërë matematikën

Debate në Kuvend: “Nga viti 2026, bonusi i pensioneve pjesëtohet”/ Balla-Muçit: Mos je dhe ti nga këta të Lulit? Ku e ke bërë matematikën

December 11, 2025
“Zbarkon” në Vlorë FNSH-ja, kontrolle të befasishme në banesa dhe akse rrugore

“Zbarkon” në Vlorë FNSH-ja, kontrolle të befasishme në banesa dhe akse rrugore

December 11, 2025
VIDEO-E çuditshme në futbollin europian/ Tifozët i vënë flakën stadiumit pasi ekipi ra nga kategoria

VIDEO-E çuditshme në futbollin europian/ Tifozët i vënë flakën stadiumit pasi ekipi ra nga kategoria

December 11, 2025
Aktivistë të lëvizjes “Bashkë” protestë para Kuvendit kundër Ramës dhe buxhetit 2026: “Taksoni dhjamin, jo djersën”

Aktivistë të lëvizjes “Bashkë” protestë para Kuvendit kundër Ramës dhe buxhetit 2026: “Taksoni dhjamin, jo djersën”

December 11, 2025
Zbulohet data, kur do të nisë gjyqi për shpërthimin në Ibër-Lepenc

Zbulohet data, kur do të nisë gjyqi për shpërthimin në Ibër-Lepenc

December 11, 2025
Ndërpritet seanca, debati PS-PD për raportimin e krerëve të drejtësisë, Balla “kërcënon” se do kalohet në votim

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK/ Balla uron Brahon: Shpresojmë që punët e mira të nisura nga Dumani të vazhdojnë

December 11, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In