• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

McGonigal dhe Rama, frikë apo mospërfillje

by Dritan Hila
02/02/2023 18:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Një herë ujku po udhëtonte me autobus dhe ndien një dorë që i futet në xhepin ku mbante lekët. “Të kapa!”-i thotë xhepistit duke i kapur krahun, por kur kthen kokën shikon që ishte ariu. E pastaj ia ktheu ariu: “Kujt i kërcet, por lësho dorën dhe lekët, po nuk do që të hash edhe dru!”

Pak a shumë e tillë është edhe situata në autobusin e politikës shqiptare. Opozita ka kapur një akuzë të prokurorisë amerikane për një nëpunës të FBI-së, të cilën po përpiqet ta lidhë me Ramën. Niset nga fakti që ndërmjetësi Agron Neza i ka dhënë McGonigal 225 mijë dollarë.

Neza mund t’ia ketë dhënë McGonigal për shumë arsye: Për të ndërhyrë që të favorizohet në biznes; pjesë fitimi nga biznese ende të padeklaruara; për presion ndaj konkurrentëve; për qoka të McGonigal ndaj të tretëve ku Neza ka qenë ndërmjetës, sikurse mund t’ia ketë kërkuar që McGonigal të shfrytëzojë të qenit pjesë e FBI-së dhe t’i kërkojë kryeministrit shqiptar në rrugë verbale që të pengojë një kompani që të shfrytëzojë vendburimet shqiptare pasi është guaskë e kompanive ruse.

Kjo është një praktikë e njohur e SHBA kur nuk duan të lenë gjurmë dhe Rama nuk ka pasur asnjë arsye të mos e besojë shefin e kundërzbulimit të FBI-së për Nju-Jorkun. Mungesa e shoqërimit nga ambasada është një praktikë jo rrallë e përdorur për misionet incognito të oficerëve të inteligjencës.

Këto fakte opozita po mundohet t’i qepë duke krijuar një kauzë. Por nëse do flisnim me realpolitikë, Rama është ariu dhe edhe sikur gjithçka që ka qepur opozita të jetë e vërtetë, Ramës nuk ka çfarë i bën përpara pranverës së 2025-ës.

Pavarësisht se opozita ka mobilizuar të gjitha kapacitetet e saj propagandistike, çështja McGonigal është shumë e vogël për të prekur ndjenjat e shqiptarëve dhe të shkaktojë tërmet politik. Për më tepër kur fotot dhe faktet tregojnë që edhe funksionarë të PD-së janë kapur në shoqërinë e tipit të FBI-së në momente zdërhalljeje alkooli kurse Nezaj ka qenë mik më shumë me Berishën dhe Hajdarin sesa Ramën.

Kërkesa e Ramës që të krijojë një dosje për PD është shumë e paprovueshme.

Atëherë pse Rama nuk del në interpelancë? Ka disa arsye ku më kryesorja është që ta sfumojë nga ana mediatike me mospërfilljen e tij. Gjithashtu ai i jep vetes të drejtën e pritjes për të parë se çfarë kanë në dosje akuzat e prokurorëve dhe sa qëndrojnë ato.

Fakti që McGonigal u la i lirë nga gjykata, tregon se gjykatësi vetë nuk e ka parë si shumë bindëse akuzën.
Frika e Ramës është nëse amerikanët ia kanë vënë syrin karriges së Ramës, dhe për këtë mjafton çështja McGonigall. Pra ujku i bën karshillëk ariut pasi ka shok luanin. Këtu fillojnë problemet për ariun.

Next Post
“Do t’i blej shtëpi Kiarës dhe Luizit sa të dalin nga BBV”, habit fansi i çiftit

"Do t’i blej shtëpi Kiarës dhe Luizit sa të dalin nga BBV", habit fansi i çiftit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

4 vite nga masakra ku u vra Brilant Martinaj dhe shokët e tij, merret në pyetje kosovari që solli ‘Passatin’ e krimit

4 vite nga masakra ku u vra Brilant Martinaj dhe shokët e tij, merret në pyetje kosovari që solli ‘Passatin’ e krimit

March 28, 2026
Parandalohet krimi në familje në Vlorë, policia neutralizon të moshuarin që kërcënonte me thikë familjarët

Parandalohet krimi në familje në Vlorë, policia neutralizon të moshuarin që kërcënonte me thikë familjarët

March 28, 2026
Sa do të zgjasë lufta në Iran? Vance: Duhet ta neutralizojmë Republikën Islamike për shumë vite

Sa do të zgjasë lufta në Iran? Vance: Duhet ta neutralizojmë Republikën Islamike për shumë vite

March 28, 2026
Plagosje në afërsi të Spitalit të Vlorës, 33-vjeçari goditet dy herë me thikë

Plagosje në afërsi të Spitalit të Vlorës, 33-vjeçari goditet dy herë me thikë

March 28, 2026
“Kopje mediokre e Ramës”, partia e Arlind Qorrit sulmon Agron Shehajn: E ka vrarë shansin për një model ndryshe

“Kopje mediokre e Ramës”, partia e Arlind Qorrit sulmon Agron Shehajn: E ka vrarë shansin për një model ndryshe

March 28, 2026
Publikohet renditja e re e FIFA-s: Kombëtarja shqiptare nuk ndryshon pozicion, Kosova vazhdon të ngjisë shkallët

Publikohet renditja e re e FIFA-s: Kombëtarja shqiptare nuk ndryshon pozicion, Kosova vazhdon të ngjisë shkallët

March 28, 2026
Prezantimi i Operatorit të Ujit, Balluku: Organizimi do bëhet në katër rajone

GJKKO i bllokoi pasaportën, Gjykata e Lartë shqyrton më 9 prill rekursin e Belinda Ballukut

March 28, 2026
Çmime tavan për shezlonget në Durrës/ Operatorët turistikë: Në përgjithësi, nuk ka pasur abuzime të theksuara

Çmime tavan për shezlonget në Durrës/ Operatorët turistikë: Në përgjithësi, nuk ka pasur abuzime të theksuara

March 28, 2026
Papa Leoni XIV thirrje miliarderëve të ndihmojnë njerëzit në nevojë

Papa Leoni XIV thirrje miliarderëve të ndihmojnë njerëzit në nevojë

March 28, 2026
“Ligji i ri përafron vendin me standardet e BE për mallrat”, Shqipëria forcon kontrollin mbi eksportet ushtarake

“Ligji i ri përafron vendin me standardet e BE për mallrat”, Shqipëria forcon kontrollin mbi eksportet ushtarake

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In