• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

McCain paralajmëron Trumpin: Kujdes ndaj Putin tiranit

by Java News
17/11/2016 09:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës më 2008, John McCain, e ka paralajmëruar presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump, që të mos i besojë presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

“Teksa ka nisur transicioni presidencial në SHBA, Putin ka thënë në ditët e fundit se ai dëshiron t’i përmirësojë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara”, ka thënë McCain, një prej figurave më të larta të Partisë Republikane, nëpërmjet një komunikate, raporton Business Insider.

“Ne duhet t’iu besojmë këtyre deklaratave po aq sa deklaratave të tjera të bëra nga ish-agjenti i KGB’së, i cili e ka zhytur vendin e tij në tirani, ka vrarë kundërshtarët e tij politikë, ka pushtuar fqinjët e tij, ka kërcënuar aleatët e Amerikës, dhe është munduar t’i manipulojë zgjedhjet e Amerikës”, është shprehur McCain, senator nga Arizona, transmeton Gazeta Express.

 

Putin është rreshtuar përkrah presidentit sirian, Bashar al-Assad, “në një luftë barbarike kundër popullit sirian”, ka kujtuar McCain.

“Përpjekja e fundit e administratës Obama për ‘rifillim’ të marrëdhënieve me Rusinë ka kulmuar me pushtimin e Ukrainës nga Putin, dhe me ndërhyrje ushtarake në Lindjen e Mesme”, ka thënë McCain.

Figura e lartë ka paralajmëruar se “çmimi i një ‘rifillimi’ tjetër do të ishte, më së paku, marrje e bashkëfajësisë në masakrimin që Putin dhe Assad po i bëjnë popullit sirian”, transmeton Gazeta Express.

Sipas tij, “ky është një çmim i papranueshëm për një komb të madh. Amerika ka qenë në kulmin e madhështisë kur ka qëndruar në anën e luftëtarëve të tiranisë”.

Amerika duhet të qëndrojë përsëri në këtë anë, ka porositur McCain presidentin e zgjedhur amerikan.

Trump do të bëjë betimin si president i 45’të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në janarin e vitit të ardhshëm, citohet ”Express”. (b.an)

Next Post
DETAJET/ Tentoi të vrasë të dashurin 15-vjeçar të vajzës, ja konfliktet mes dy familjeve

DETAJET/ Tentoi të vrasë të dashurin 15-vjeçar të vajzës, ja konfliktet mes dy familjeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Friedman: Unë jam vajza që Hitleri e kishte frikë

Friedman: Unë jam vajza që Hitleri e kishte frikë

January 28, 2026
“Përgjithmonë vetëm!”/ Shenjat e horoskopit që nuk duan dhe nuk do të kenë një lidhje

‘Koha të lini pas planet e vjetra’, java e fundit e janarit, zbuloni 3 fatlumët e horoskopit/ Ja çfarë parashikohet për secilën shenjë

January 28, 2026
Ngjarja në Rinas, Preç Zogaj: Atentati, një larje hesapesh mes botës së krimit

Zogaj ngre akuza për strategjinë e zvarritjes së proceseve gjyqësore: Drejtësisë po tentohet t’i priten tubat, nuk po e lenë të rrjedhë

January 28, 2026
Moti i keq godet Gadishullin Iberik, 6 viktima/ Mbi 800 mijë banorë mbeten pa energji elektrike

Moti i keq godet Gadishullin Iberik, 6 viktima/ Mbi 800 mijë banorë mbeten pa energji elektrike

January 28, 2026
Një i penduar që mbulohet nga heshtja dhe një i papenduar që vazhdon luftën nga varri 

A jemi në strategjinë amerikane të mbrojtjes?

January 28, 2026
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Veliajn-Vangjeli: Tregoi se sistemi funksionon

Vangjeli kundër burgut për parkim të gabuar: Në Evropë të heqin patentën, nuk të arrestojnë

January 28, 2026
“Kodi penal shqiptar ka masa të forta për drogën”-Gjoni: Dënohesh 2 herë më shumë se në vendet e BE

“Kodi penal shqiptar ka masa të forta për drogën”-Gjoni: Dënohesh 2 herë më shumë se në vendet e BE

January 28, 2026
Aksionet e fundit, Çupi: Rama po tenton të bëjë Shqipërinë evropiane

Dekriminalizimi i shpifjes/ Frrok Çupi: Detyra e shtetit është të garantojë liri, e gazetarit të vërtetën!

January 28, 2026
Rumani, momente tensioni/Tifozi i PAOK thyen kamerën e gazetarit para spitalit ku po trajtohen tre të plagosurit

Rumani, momente tensioni/Tifozi i PAOK thyen kamerën e gazetarit para spitalit ku po trajtohen tre të plagosurit

January 28, 2026
Aksioni i policisë në Mitrovicën e Veriut zbulon arsenal armësh, municion dhe uniforma të policisë serbe

Aksioni i policisë në Mitrovicën e Veriut zbulon arsenal armësh, municion dhe uniforma të policisë serbe

January 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In