Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për Fatjon Karmeshtën, 35-vjeçarin nga Shkodra, i cili akuzohet për vrasjen e Suela Sulës në vitin 2016 në Bushat. Gruaja u gjet e vdekur në tualetin e mobilerisë që ajo kishte në pronësi së bashku me bashkëshortin e saj, dhe fillimisht u raportua si vetëvrasje. Në ato kohë, si i dyshuar për ngjarjen u arrestua burri i Suelës, Sadetin Sula.
Ai akuzohej për vrasje me dashje për motive familjare, pasi dyshohej për shkak të xhelozisë.
Por ekspertiza-mjeko ligjore tregoi se nuk bëhej fjalë për vetëvrasje, pasi gruaja ishte mbytur, dhe kishte shenja dhune në qafë. Po kështu thonjtë e saj u gjetën materiale të cilat u morën në analizë.
Pas kësaj situate lindën dyshimet mbi përfshirjen në vrasje edhe të një personi tjetër.
Ato çka çuan në arrestimin e 35-vjeçarit Karmeshta, ishte përgjimet e gjetura në telefonin e viktimës, Suela Sula.
Në bisedat e përgjuara, dëgjohet sadetin Sula teksa bisedonte me punonjësin e mobilerisë Fatjon Karmeshtën, teksa i fliste për xhelozinë e tij. Ndër të tjera ai ngrinte shqetësimin se mos Suela do të me të dhe për pasojë do t’i merrte gjysmën e pasurisë.
Me sa duket ajo kishte dyshuar në këto sjellje të të shoqit dhe kishte vendosur ta përgjonte atë.
Pas këtyre hetimeve, dhe analizës së ADN-së edhe të gjurmëve të gjetura në një shishe uji në ambientet ku gruaja u vra, është arritur në përfundimin se Karmeshta është ekzekutori, pasi vrasja është kërkuar nga burri i saj. Për të mos ngjallur dyshime, atë ditë Sadetin Sula nuk kishte shkuar të mobilieria në pronësi të tyre.
Pas ngjarjes, edhe motra e viktimës në dëshminë e saj ngriti dyshime të forta për përfshirjen e Karmeshtës në këtë ngjarje, por vitin e kaluar ajo u plagos, (nga persona që donin të mos vijonte me këtë dëshmi).
Që nga ajo kohë, gjykata që Karmeshta të mbahej i mbyllur dhe të mos kishte asnjë kontakt me Sulën.
25-vjeçari Fatjon Karmeshta u arrestua dy ditë më parë, ndërsa pas vendimin të Gjykatës “arrest me burg” ndaj tij, pritet të vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkakut të ngjarjes, pasi tashmë ajo ka marrë një rrjedhë tjetër.
a.ç










