Një adoleshent ka humbur tragjikisht jetën ditën e sotme në Liqenin e Vorës.
Lajmi konfirmohet nga Policia e Tiranës sipas së cilës, M.B. është mbytur në Vorë.
Polombarët e forcave RENEA mësohet të kenë nisur kërkimin e trupit, ndërkohë që nuk është ende e qartë dinamika e ngjarjes.
Policia ka nisur hetimet ndërsa shtetasi M.B. 17 vjeç, fillimisht dyshohet se është mbytur aksidentalisht.









