Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Pustec. Policia e Korçës njofton se:
Rreth orës 15:15, në liqenin e Prespës së Madhe, në afërsi të fshatit Gollomboç, është gjetur i mbytur, pa shenja dhune, shtetasi F. C., 40 vjeç, banues në fshatin Bitinckë, Devoll.
Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
/a.r











