Një i ri është mbytur në plazhin e Sarandës, ndërsa po lahej në det.
Bëhet fjalë për 20 vjeçarin Leonard Brahimllari i cili është raportuar i mbytur nga policia ditën e sotme, në Sarandë, pranë Plazhit të Ri.
I ndjeri Brahimllari mësohet se është banues në Tiranë dhe pushonte në Sarandë.
Nuk dihen shkaqet pse 20-vjeçari është mbytur, ndaj dhe po vijojnë hetimet.