• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Mbyllja e kufijve kosto e lartë apo shpëtim i paqes sociale në Europë?

by A R
24/01/2016 14:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Letërnjoftimin ju lutem!“ Kjo fjali po dëgjohet gjithnjë e më shpesh në Europën e mësuar për vite me radhë me lirinë e pakufizuar të udhëtimit. Por nuk bëhet fjalë thjesht për udhëtimin pa kontrolle kufitare. Një pjesë e madhe e jetës ekonomike europiane punon sikur Europa të jetë një shtet i vetëm. Në të gjithë BE-në janë të shpërndara qendra prodhimi, rrjete transporti, kësaj i shtohen punëmarrës, që ndërrojnë vendin e punës nga njëri vend në tjetrin. Këmbimi i lirë i personave, mallrave dhe shërbimeve ekzistonte që para Shengenit, por liria e udhëtimit i ka theksuar dhe përshpejtuar edhe më shumë këto procese.

Po qe se një sistem i tillë fillon e mbyllet hap pas hapi, priten pasoja të rënda ekonomike. Këtë e theksojnë shumë ekspertë e politikanë. Më shumë bllokime trafiku në kufi, më shumë punë administrative, shoqatat e lobingut dhe sindikatat i tremben shpenzimeve shtesë në vlerën e 10 miliardë eurove vetëm për ekonominë gjermane, me pasoja të caktuara për tregun e punës, tatimet dhe sistemet sociale.

Po fillon tani e tatëpjeta?

“Po qe se dështon sistemi i Shengenit, Europa është e rrezikuar në mënyrë dramatike, politike dhe ekonomike“, thotë ministri i Financave Wolfgang Schäuble në bisedë me „Spiegel Online“. Jean-Claude Juncker, presidenti i Komisionit Europian mendon se „kush vret Shengenin në fund të fundit varros edhe tregun e brendshëm.” Martin Schulz, presidenti i Parlamentit paralajmëron në gazetën “Passauer Neue Presse” se pasojat e mbylljes së kufijve do të jenë “katastrofale”. Po qe se maunet me mallra duhet të presin me orë të tëra brenda kufijve të brendshëm europianë, “mund të ndodhë që shumë firma prodhimi të mbyllin dyert.”

Që tani Juncker llogarit me kosto shtesë për firmat e transportit në vlerën e tre miiardë eurove. Nëse kontrollet vendosen gjithkund atëherë Dhoma Gjermane e Tregtisë dhe Industrisë pret kosto shtesë në vlerën e dhjetë miliardë eurove. Më dramatike tingëllojnë deklaratat e Anton Börner, president i Shoqatës së Sipërmarrjeve të Mëdha, Shërbimeve dhe Tregtisë së Jashtme. “Po qe se ne nuk kemi më as Shengen dhe as një treg të brendshëm të përbashkët, atëherë Gjermania ta harrojë modelin e saj të biznesit”, është shprehur Börner për agjencinë e lajmeve, dpa. Edhe epoka e euros do të merrte fund, mendon ai.

Por fundi i Shengenit nuk do të thotë fund i tregut të brendshëm. Britania e Madhe është pjesë e tregut të brendshëm europian, por jo e Shengenit.

Të mos harrohet rëndësia e paqes sociale

Jo gjithkush i ndan këto shqetësime – madje studiuesit e ekonomisë kanë qëndrim tjetër. Clemens Fuest, president i Qendrës Europiane për Studimet Ekonomike është shprehur në radion gjermane, SWR se pasojat ekonomike janë të kontrollueshme. Pasojat mund të kontrollohen, nëse në kufij maunet me mallra lejohet të kalojnë, ndërkohë që kryhet kontrolli i udhëtarëve.

Ndërsa shumë i tremben mbylljes së kufijve, Fuest shpreson në mbylljen e tyre, madje ai thotë se në fund do të kontrollohen sërish kufijtë e jashtëm të BE-së, por jo më të brendshmit. Ekonomisti mendon se me mbylljen e kufijve do të shpëtohej paqja sociale. Fuest shikon edhe pasojat e radikalizimit në shoqërisë, po qe se vazhdon imigracioni në mënyrë kaq masive. Prognoza e studiuesit: “Më së voni tek tre milionëshi marrin fund mundësitë organizative.”

Ai shikon rreziqe edhe tek frika nga konkurrenca. Tek sindikatat dhe e Majta ekziston frika se po qe se ekonomia angazhohet për më shumë refugjatë, në thelb ajo do të rrisë presionin ndaj punëmarrësve. Jo vetëm socialdemokratët me zëvendëskryetarin e grupit parlamentar, Hubertus Heil shprehin shqetësimin se “askush nuk duhet të përdorë debatin për refugjatët për të bërë presion me pagat.” Edhe ministri bavarez i Financave, Markus Söder thotë se “tek më të dobtit në shoqëri do të ketë konkurrencë për vende pune, banesa dhe asistencën sociale.

Mirëkuptim për mbylljen e kufijve

Një gjë është e qartë: Askush në Europë nuk e pranon me dëshirë mbylljen e kufijve, por vetëm si masë emergjence për kufizimin e vërshimit të refugjatëve. Prandaj edhe ministri gjerman i Financave, Schäuble kundrejt “Spiegel Online” është shprehur me mirëkuptim. “Ne e dime që aftësitë e disa vendeve europiane nuk janë pa fund. Po ashtu kemi pranuar të gjithë futjen e kontrolleve kufitare në Suedi. Dhe ky vend ka qenë një ndër vendet më të hapur ndaj imigrantëve.” Në fund të gjithë shpresojnë se kontrollet kufitare do të jenë vetëm një fenomen i përkohshëm.

Deutsche Welle

Next Post

Riparime në sistem nga pala greke, bllokohet Kapshtica

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ajo që nuk pamë në protestë!

Ajo që nuk pamë në protestë!

February 21, 2026
Thellohen tensionet me Iranin, The New York Times: Po evakuohen bazat amerikane në Lindjen e Mesme

Thellohen tensionet me Iranin, The New York Times: Po evakuohen bazat amerikane në Lindjen e Mesme

February 21, 2026
U përplas nga një makinë në Lezhë, plagoset drejtuesi i motomjetit

Rruga drejt juglindjes e ‘paralizuar’, radhë kilometrike trafiku

February 21, 2026
Udhëheqës të popujve në paqe apo të çmendur që nxisin luftë?

Sali molotovi, kapuçonët e zinj dhe ajo që bën kafsha kur i vjen ngordhja!

February 21, 2026
Mori me forcë në makinë 48-vjeçarin dhe e dhunoi, arrestohet në Rinas 36-vjeçari, tentoi të largohej nga vendi

A u vetëvra me armë 27-vjeçari në Tiranë? Policia: Ngjarja ndodhi në shtëpinë e shokut, u shpall në kërkim

February 21, 2026
Ekipi kinez i kërkimit zhvillon një sistem diagnostikues të mundësuar nga inteligjenca artificiale për sëmundjet e rralla

Ekipi kinez i kërkimit zhvillon një sistem diagnostikues të mundësuar nga inteligjenca artificiale për sëmundjet e rralla

February 21, 2026
U përplas nga një makinë në Lezhë, plagoset drejtuesi i motomjetit

U përplas nga një makinë në Lezhë, plagoset drejtuesi i motomjetit

February 21, 2026
Harta e ndarjes së aksionit për paqen në Gaza/ Kosova vendos trupa në veri, Shqipëria në zonën e Deir al-Balah

Harta e ndarjes së aksionit për paqen në Gaza/ Kosova vendos trupa në veri, Shqipëria në zonën e Deir al-Balah

February 21, 2026
Berisha, thirrje diasporës për protesta pranë ambasadave: BE nuk duhet ta pranojë modelin e Ramës

Berisha, thirrje diasporës për protesta pranë ambasadave: BE nuk duhet ta pranojë modelin e Ramës

February 21, 2026
Rruga Maliq–Gramsh pëson plasaritje të thella, rrezik për drejtuesit e mjeteve që përshkojnë këtë aks

Rruga Maliq–Gramsh pëson plasaritje të thella, rrezik për drejtuesit e mjeteve që përshkojnë këtë aks

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In