Zvicra dhe Italia janë futur në një zënkë diplomatike, për shkak të vendimit të Zvicrës për t’i mbyllur tri pika kalimtare dytësore në kufi me Italinë gjatë natës në një përpjekje për ta luftuar krimin.
Ministria e Jashtme e Italisë e thirri mbrëmë në takim për bisedime urgjente ambasadorin zviceran në Romë, Giancarlo Kessler, duke theksuar se mbylljet e pikë kalimeve i shkelin normat e Evropës për lëvizje të lirë.
Kessler i ka thënë ministrisë italiane se kjo masë është e përkohshme, eksperimentale dhe se do të rishikohet në kuadër të bashkëpunimit për siguri kufitare.
Kryetarët e komunave italiane në rajon kanë protestuar ndaj kësaj mase duke thënë se ajo i penalizon italianët të cilët e kalojnë kufirin në mënyrë legjitime për të punuar apo arsye tjera./a.m.