Vendi i quajtur Fudo Yu në qytetin Nasushiobara të Japonisë, e cila është një ndër më të preferuarit për turistët dhe vizitorët, është mbyllur. Dhe shkak për këtë është fakti se kjo bukuri e natyrës shfrytëzohej për të bërë orgjira.
Shoqata e turizmit në Shiobara, Prefekturën Tochigi, pranë Tokios ka deklaruar se njerëzit shqetësoheshin nga turistët që e shfrytëzonin këtë vend për akte seksuale disa prej të cilave, të filmuara nga banorët.