Këshilltari i Trump për Sigurinë Kombëtare, Robert O’Brien shkruan se takimi i parë në Uashington për dialogun Kosovë- Serbi ka përfunduar.
O’Brien thotë se në takim u diskutuan çështje dhe tema ekonomike si dhe konfirmoi se ka përparim mes liderëve.
Më tej ai thotë se pret diskutime të tjera të mëtejshme mes palëve këtë pasditë.
“Udhëheqësit e Serbisë dhe Kosovës tashmë po bëjnë përparim. Bisedat tona këtë mëngjes u përqëndruan në forcimin e lidhjeve ekonomike dhe Normalizimin Ekonomik. Presim të diskutojmë më tej këtë pasdite. ” – tha Robert O’Brien.
“The leaders of #Serbia and #Kosovo are already making progress. Our conversations this morning centered on bolstering economic ties and #EconomicNormalization. Looking forward to further discussion this afternoon.” – NSA Robert O’Brien pic.twitter.com/IiinYFzK2n
— NSC (@WHNSC) September 3, 2020
/e.rr