Këtë të enjte pas disa seancash radhazi, përfundoi seanca paraprake në ngarkim të ish- presidentit Ilir Meta dhe katër të pandehurve të tjerë në këtë proces.
Pas Ilir Metës, në seancën e kësaj të enjte ishte radha e Monika Kryemadhit, e cila kërkoi pushimin e çështjes ose në alternativë kthimin e akteve për hetim. Të njëjtën kërkesë ka bërë një seancë më parë edhe Ilir Meta.
Ndërsa Fatmir Kryemadhi, Ema Çoku dhe Piro Xhixho përmes avokatëve kërkuan pushimin e çështjes në ngarkim të tyre.
Seancën e radhës në 5 mars gjyqtarja Irena Gjoka do të shpallë vendimin në lidhje me kërkesën e SPAK për kalimin ose jo të çeshtjes për gjykim.











