Mbyllet për 2 vite GKA/ Projekti i rikonstruksionit: Ja çfarë parashikon!

Galeria Kombëtare e Arteve do të jetë e mbyllur për dy vitet e ardhshme ndërsa godina do t’i nënshtrohet rikonstruksionit. Me vlerë investimi rreth 1 miliardë lekë, projekti përveçse rikonstrukton ambientet aktuale, do t’i dyfishojë ambientet, përmes një godine të re ngjitur me atë të projektuar nga Enver faja.

Meri Kumbe, zëvendësministre e Kulturës, sqaron se “instirucioni do të vazhdojë jetën në ambiente të tjera. Janë menduar ambiente që do të shërbejnë si për të ekspozuar edhe për të akomoduar punën e përditshme të laboratorëve restaruese dhe administratës së institucionit”

Shqetësimi më i madh publik ka të bëjë me fatin e truallit ku gjendet galeria, për çka ministria e kulturës vëren:

“Nuk do të ketë cënim të hapësirës në atë sens që njerëzit perceptojnë. Godina monument do të mbetet e tillë e paprekur siç e parashikon ligji, ndërsa në pjesën fundore të godinës në atë që është oborri i saj i brendshëm, aty është parashikuar të ketë një shtim të hapësirës, duke bërë një pobjekt të ri të ngjashëm në vëllim, nuk ka asgjë që cenon godinën ekzistuese”, thotë ajo.

Një tjetër problem që paraqitet në raste të tilla, është fondi i instucionit që përbëhet nga qindra vepra të piktorëve e skulptorëve shqiptarë. Kumbe thotë se është ngritur një grup pune që mbikëqyr procesin dhe ndjek inventaret.

“Nxirren veprat, riverifikohen kartelat, paketohen dhe zhvendosen pjesë pjesë. Kemi marrë masa që ta ruajmë në institucione me siguri të lartë”.

Në dy vite stafi i GKA do të shkojë pranë albafilm, ekspozitart do të çelen ne muze e në rrethe, ndërsa pritet që nga 4600 metra katrorë, gka të shkojë në 10 100 metra katrorë. BW

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com