• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbyllet marrëveshja e opozitës, Bamir Topi në koalicion me PD, Basha firmos edhe me deputetin e Ballit

by A R
24/02/2021 16:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pikërisht në ditën e fundit kur skadon edhe afati për regjistrimin e koalicioneve në KQZ, Lulzim Basha ka firmosur marrëveshjet me disa nga aleatët e tij.

Negociatat më të vështira i pati me kryerepublikanin Fatmir Mediu, i cili më herët i ka kërkuar që në konsideratë të merret pesha elektorale ndër zgjedhje e forcës së drejtuar prej tij.

Pas dakordësisë së arritur, Mediu nuk dha shumë detaje lidhur me numrin e mandateve të sigurta që mori në këto negociata të vështira me demokratët, por tha se marrëveshja i shërben fitores së koalicionit opozitar në 25 Prill.

“Ky është një proces që nuk mbaron sot, është një proces që vazhdon. E kem thënë proporcionaliteti, dhe këtu kemi rënë dakord, është një vlerë që duhet të vlerësohet. Nuk i shërben partive politike, por i shërben koalicionet për fitoren e zgjedhjeve” – tha Mediu sot.

Marrëveshjen e firmosi edhe me Agron Dukën e ambientalistëve, të cilit më herët i kishte premtuar vendin e tretë në listën fituese të deputetëve në qarkun e Durrësit.

Njëri pas tjetrit në zyrën e kryedemokratit u ngjitën edhe aleatët e tjerë të opozitës për të firmosur marrëveshjen nga Dashamir Shehi i LZHK-së, Vangjel Dule i PBDNJ-së, Shpëtim Idrizi i PDIU-së.

Sakaq marrëveshjen demokratët e kanë mbyllur edhe me LSI-në, ku secila prej partive do të garojnë me listën e vet në Tiranë, Durrës, Elbasan, Korçë, Fier, Lezhë, Shkodër, Berat dhe Vlorë. Ndërsa në qarkun e Dibrës dhe Kukësit është lënë e hapur mundësia për të dalë me listë të përbashkët.

Por surpriza e këtyre negociatave është rikthimi në selinë blu i ish-Presidentit Bamir Topi, i cili pritet të nënshkruajë në vijim marrëveshjen mes PD-së e Frymës së re Demokratike. Më herët Basha nënshkroi marrëveshje edhe me Artur Rroshin e Ballit Kombëtar, që aktualisht është deputet në kuvend.

Mësohet se në marrëveshje nuk do të ketë të përcaktuar numër, sesa mandate apo në çfarë nivel përfaqësimi do të jenë partitë aleate në listat e kandidatëve që do të hartohen në 5 mars. Poshtë emrit të koalicionit opozitar do të shkruhen edhe emrat e partive, siç u vepra edhe në zgjedhjet e vitit 2017.

/a.r

Next Post
Të infektuarit nga COVID-19 shtohen çdo ditë, Albana Vokshi ia shtron me birra

Të infektuarit nga COVID-19 shtohen çdo ditë, Albana Vokshi ia shtron me birra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In