Një fluturim prej tetë minutash mes Gjermanisë dhe Zvicrës, për të cilin thuhej se ishte fluturimi ndërkombëtar më i shkurtër në botë është pezulluar, thanë zyrtarë të ndryshëm.
Linja ajrore, që merrte pasagjerë për t’i transportuar mbi liqenin Constance, nga qyteza zvicerane Altenrhein dhe asaj gjermane, Friedrichshafen, kishte filluar nëntorin e kaluar.
Claus-Dieter Wehr, shefi ekzekutiv i aeroportit të Friedrichshafen, tha se kompania vjeneze e fluturimit ”People’s Viennaline” do të largohej më 14 prill për shkak të kërkesës së ulët.
Këto fluturime ishin kritikuar nga ambientalistët si burime ndotjeje të paarsyeshme.