• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbyllet Bienalja “Mediterranea 18”, Veliaj: Privilegj që pritëm kaq shumë artistë

by A R
09/05/2017 12:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edicioni i 18 i Bienales “Mediterranea 18” mbyllet sot, por gjatë pesë ditëve të saj ngjalli interesin e shumë qytetarëve të Tiranës, si dhe të artistëve të rinj, të cilët patën mundësi që të shijojnë artin bashkëkohor evropian. Ish-godina e Ambasadës Jugosllave ishte njëra prej hapësirave të kryeqytetit, e cila u kthye në strehën e artistëve që performuan në fushën e arteve pamore dhe arteve të aplikuara.

 Mbrëmjen e djeshme kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vizitoi disa nga hapësirat e artit në kryeqytet me veprat më të mira të artistëve të huaj dhe theksoi se për Tiranën ishte privilegj që mes kuratorëve të kësaj bienaleje morën pjesë edhe shumë artistë vendas. “Për Tiranën ka qenë një privilegj dhe një krenari e madhe që një pjesë e kuratorëve janë shqiptarë  dhe në njëfarë mënyre kanë sjellë shtëpinë e Mesdheut në shtëpinë e tyre. Shumë shqiptarë kanë lënë shtëpinë, për të gjetur një shtëpi të dytë si emigrantë, shumë të tjerë kanë lënë shtëpinë që kanë gjetur në perëndim, për t’ia rifilluar shtëpisë së vjetër që kanë pasur këtu. Kjo është një temë që na flet të gjithëve, Tirana është një shtëpi e madhe, e 1 milionë banorëve. Është kthyer në një shtëpi për njerëz nga Tropoja në Tepelenë, nga Saranda në Shkodër”, tha Veliaj.

 Veliaj dha edhe një lajm të mirë për artdashësit, duke njoftuar se pavarësisht se Bienalja mbyllet sot, shumë prej punimeve do të ekspozohen deri në fund të muajit. “Ftojmë të gjithë të rinjtë, por edhe moshën e prindërve tanë, që të vijnë të vizitojnë disa nga 20 pikat me instalacione. Edhe pse Bienalja mbaron në datën 9 Maj, shumë prej ekspozimeve do të vazhdojnë të ekspozohen deri në fund të Majit. Ndaj besoj se do të kemi mjaftueshëm kohë, që me nxënësit e shkollave dhe me këdo tjetër që do artin dhe kulturën e mirë, të kemi mundësi të ekspozojmë sa më shumë prej vlerave që ka sjellë ‘Bienalja e Mesdheut’”, u shpreh ai.

 Veliaj theksoi se pavarësisht situatës politike, Bashkia e Tiranës do të fokusohet në vazhdimin e jetës artistike dhe punëve në qytet. “Unë e di që po jetojmë në një kohë ku ka edhe minidrama të vogla politike, megjithatë ajo që kam vënë re në Tiranë është se njerëzit duan të vazhdojnë jetën e tyre. Politika është e rëndësishme, por jeta vazhdon, njerëzit duan të shijojnë, duan të argëtohen, duan të provokojnë ide të ndryshme që vijnë nga arti dhe kultura. Ndaj dhe ne në Tiranë do të fokusohemi që jeta artistike e qytetit dhe jeta normale e qytetit, të vazhdojë, siç ka vazhduar këto 2 vitet e fundit, me të njëjtin ritëm dhe duke ecur me punë përpara”, tha Veliaj. /b.d

Next Post
Nuk ndalet Madonna, del nudo në Instagram

Nuk ndalet Madonna, del nudo në Instagram

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In