Televizioni Albanian Screen që transmetonte prej së paku 14 vitesh ka qene gjate kesaj jave në ditët e tij të fundit të transmetimit. Prej sot sinjali i Albanian Screen nuk po transmetohet më as në platfformen dixhitale, Digitalb.
Albanian Screen që pas vitit 2000 kur u themelua pati një rritje të qëndrueshme duke fituar një audiencë të kënaqshme. Tre vitet e fundit Albanian Screen e përforcoi audiencën edhe më shumë me një nga telenovelat me prestigjioze turke, “Sulejmani i Madhërishëm”.
Albanian Screen e mori këtë emër pas blerjes nga Rezart Taçi të televizionit ALSAT të biznesmenit Vehbi Veliaj.









