Pas një viti, Gjermania mbyll çështjen hetimore për përgjimin e Kancelares gjermane nga Agjencia e Sigurisë Amerikane. Zyra e Prokurorit Federal, Harald Range tha se NSA nuk arriti të dorëzonte prova të mjaftueshme, për të justifikuar veprimet ligjore. Përgjimi i Kancelares gjermane, Angela Merkel u mësua nga Eduard Snouden, i cili punonte për NSA dhe publikimi shkaktoi tensione në marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Gjermanisë.