Mbyllen hetimet për dosjen ‘Meta’, SPAK merr të pandehur edhe nënën e Kryemadhit

Nëntë muaj pas arrestimit, SPAK ka mbyllur hetimet për dosjen e Ilir Metës, për aferën CEZ-DIA dhe skandalin e lobimit të LSI në SHBA. Me mbylljen e hetimeve zbulohet se SPAK ka marrë të pandehur edhe nënën e Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhin, ndaj së cilës nuk ka pasur asnjë masë sigurie.

Fatime Kryemadhi është paraqitur sot në SPAK për tu njohur me akuzën, bashkë me mikeshën e Monika Kryemadhit, Ema Çokun, si edhe ish-kreu i AKEP, Pirro Xhixho. Ky i fundit është hetuar për korrupsion pasiv, ndërsa Çoku për pastrim parash.

Vetë Meta dhe Kryemadhi u morën të pandehur më datë 29 maj, ku iu komunikuan akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë. Nesër në orën 13:00, Monika Kryemadhi do të jetë në dyert e SPAK vetëm për tu njohur me mbylljen e hetimeve.

Meta që prej 21 tetorit të kaluar ndodhet në arrest me burg, ndërsa Kryemadhi me detyrim paraqitje. Kryemadhi-Meta, tashmë ligjërisht të divorcuar, akuzohen se ndër vite kanë ushtruar pushtetin e tyre për të përfituar pasuri në mënyrë të paligjshme dhe kanë fshehur burimin e tyre duke përdorur edhe familjarët.

Të pandehur në dosjen ‘Meta’
Ilir Meta
Monika Kryemadhi
Pirro Xhixho
Ema Çoku
Fatime Kryemadhi

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.