Prokuroria e Krimeve të Rënda mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim dosjen e 613 kg kokainë të kapura në kamionin me banane në Durrës.
Të pandehur për dosjen janë Arbër Çekaj, Armando Pezaku dhe Donaldo Lushaj.
Çekajt i është komunikuar akuza në Gjermani.
Të tre akuzohen për trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike në kuader të grupit të strukturuar kriminal.
Në 28 shkurt të 2018 në një kamion që transportonte babane u zbuluan 613 kilogramë kokainë të fshehura në një dysheme të dyfishtë të mjetit.
Në atë kohë kamioni u lejua të kalonte procedurat doganore, ndërsa ndërhyrja u realizua në magazinat e Çekajt.
Ky i fundit mohoi të kishte lidhje me ngjarjen, ndërsa është ndaluar më pas në shtetin gjerman.
g.kosovari