Ministrja e Arsimit Evis Kushi deklaroi në prezantimin e programit të PS-së për arsimin se kur erdhën pushtet mbyllën 22 universitete fantazmë, shumë universitete private humbën licencën dhe të tjerë u pezulluan deri në mbushjen e kushteve të ligjshmërisë.
Gjatë fjalës së saj, ministrja deklaroi se pakti për universitetin solli një epokë të re në arsmin e lartë shqiptar, për të përmbushur kërkesat e drejta të studentëve. Falë këtij pakti sot kemi 350 studentë me mesatare mbi 9 të puënsuar në administratë.
“Kam shumë besim që me procesin e vaksinimit do t’i kthehemi normalitetit që dëshirojmë. Dua të kujtoj kohën kur iu bashkova Partisë Socialiste, tetë vite më parë, kur pashë se si ishin përfshirë në sistem mësues të paaftë e inxhinierë gjithashtu. Sot kemi një panoramë tjetër, falë vizionit të kryeministrit. Ne mbyllëm 22 universitete fantazmë, shumë universitete private humbën licencën dhe të tjerë u pezulluan deri në mbushjen e kushteve të ligjshmërisë. Realizuam reformën e arsimit të lartë. Jo vetëm të universitetev tona. Bëmë të mundur ndarjen e administrimit të Universiteteve nga jeta akademike, duke siguruar një llogaridhënie të dyfishtë, sipas funksioneve. Zbatuam një standart të hyrjes në Universitete, sipas meritës dhe rritjen e notës mesatare. Mbështetëm porgramin dhe u ofruam studentëve mundësinë e studimit në programet dy vjeçare. Do të vazhdojnë të jenë në prioritete tona, duke rritur edhe shanset e punësimit. Pakti për universitetin solli një epokë të re në arsmin e lartë shqiptar, për të përmbushur kërkesat e drejta të studentëve. Falë këtij pakti sot kemi 350 studentë me mesatare mbi 9 të puënsuar në administratë. Duhet t’i hapim rrugë punësimit me drejtësi”, deklaroi ministrja Kushi.
g.kosovari











