• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Mbushen spitalet në Kosovë! Pacientëve u kërkohet të lirojnë shtretërit për të tjerë në gjendje më të rëndë

by
06/09/2021 19:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Spitalet e përgjithshme dhe klinikat COVID në Qendrën Klinike Universitare janë të mbushura me pacientë të infektuar me COVID-19.

Disa prej tyre kanë mbushur të gjitha kapacitetet e nuk kanë më vend për pacientë tjerë të infektuar, e disa të tjera janë drejt mbushjes së kapaciteteve.

Në mungesë të vendeve të lira, ka spitale që po i lirojnë disa pacientë të hospitalizuar për të marrë trajtimin e mëtejshëm në shtëpi, në mënyrë që shtretërit t’u lëshohen pacientëve tjerë që janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Vetëm 6 shtretër të lirë i kanë mbetur spitalit të Ferizajt për pacientët e infektuar me COVID-19 që kërkojnë trajtim në të. Me rritjen e numrit të pacientëve që po kërkojnë hospitalizim për shkak të infektimit me koronavirus, janë mbushur shtretërit e këtij spitali.

Ndërsa, kërkesat për hospitalizim vazhdojnë të jenë të mëdha, pacientëve që janë në gjendje më të mirë shëndetësore po u kërkohet që t’i lirojnë shtretërit e të vazhdojnë trajtimin në shtëpi.

 

 

Ushtruesi i detyrës së drejtorit në spitalin e Ferizajt, Halit Gërbeshi ka thënë për Express se janë në limitet maksimale në spital.
Ai ka thënë se po e menaxhojnë gjendjen me vështirësi për shkak të kapaciteteve të limituara, derisa ka treguar se në mëngjesin e sotëm në spital kanë qenë të lirë vetëm edhe 6 shtretër për pacientët e infektuar me COVID-19.

Gërbeshi është shprehur se ashtu si edhe ditëve të kaluara u kanë kërkuar disa pacientëve që të lirohen nga spitali e trajtimin ta marrin në shtëpi.

“Deri tani të gjithë ata që kanë pasur nevojë për hospitalizim janë në hospitalizim e sipër. Jemi në limitet maksimale. Në raportin e mëngjesit kemi pasur edhe 6 vende të lira. Tani kam dhënë urdhër si çdo ditë që pacientët që kanë nevojë dhe mund të trajtohen në shtëpi, me pas parasysh me i liru (Nga spitali), dhe çdo dy-tre orë shohim se si është situata. Gjendja është lëvizëse, disa pranohen disa lirohen”, ka deklaruar ai.

Gërbeshi ka treguar se janë duke diskutuar për alternativa tjera nëse nuk arrijnë ta përballojnë fluksin e madh të pacientëve.
“Ne jemi në përpjekje edhe me menaxhmentin e SHSKUK-së bashkërisht edhe ministrin dhe bordin sepse pandemia është shumë kulminante ka shpërthyer shumë dhe kapacitetet tona janë të limituara dhe jemi duke parë disa modalitete të mundshme. Kemi mbajt tre-katër takime bashkërisht me QKMF-në e Kaçanikut, Elez Hanit të Shtimes dhe shtabin emergjent të Komunës së Ferizajt dhe kryetarin e komunës dhe bashkërisht po mendojmë në rast se nuk arrijmë me përballu fluksin për alternativa të mundshme. Për momentin kemi disa alternative, por jo diçka shumë të përshtatshme që ofron kushte me pajisje, laboratorë rëntgen e të gjitha”, ka shtuar ai.

Gërbeshi ka thënë se në këtë kohë kanë mungesë edhe të punonjësve shëndetësorë, ndonëse po i japin shërbimet me kapacitetet maksimale edhe me stafin që kanë.

Ndërsa, edhe drejtori i Spitalit të Prizrenit, Afrim Avdaj ka thënë se kanë numër të madh të pacientëve të hospitalizuar me COVID-19.

“Aktualisht sot i kemi 163 pacientë të hospitalizuar me COVID-19 nga këta 1 e kemi të intubuar në ventilim mekanik, 13 të tjerë janë në CPAP por kur kësaj gjendje i shtrohen edhe 85 pacientë që në testimin e fundit në PCR janë negativ por të cilët janë të pranuar në spital të ndërlidhur me shenjat klinike për COVID-19 pozitiv, atëherë nga ta kemi edhe një pacientë tjetër të intubuar dhe 3 me CPAP”, ka thënë ai.

Avdaj është shprehur se kanë pacientë të hospitalizuar edhe në reparte ku trajtohen sëmundjet tjera dhe se përkundër kapaciteteve të stërmadhuara, nuk kanë kthyer prapa asnjë pacientë që ka pasur nevojë për hospitalizim.

“Ne kemi pacientë të hospitalizuar jo COVID edhe për trajtime në repartin e kirurgjisë, në repartin e gjinekologjisë, pacientë në neonatologji e pediatri, që do të thotë se jemi duke punuar me kapacitete pothuajse të stërmadhuara po që spitali vazhdon të punoj dhe të ketë hapësira dhe shtretër për trajtimin e pacientëve tjerë. Brenda kapaciteteve që i kemi deri tani nuk ka ndodhur asnjëherë që ndonjë pacientë që ka indikacione për hospitalizim të mos ketë shtretër apo vend për t’u hospitalizuar”, ka shtuar ai.

Numër të madh të pacientëve të hospitalizuar ka edhe spitali i Gjilanit. Drejtori i këtij spitali, Arsim Emini ka deklaruar se një numër i madh i pacientëve janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
“128 është numri i pacientëve që kanë qenë sot, 110 janë në oksigjeno-terapi. Kemi një numër të madh të pacientëve që janë në gjendje të rëndë. Në gjendje të rëndë në Mjekimin Intensive i kemi 9, por krejt janë në gjendje të rëndë, edhe në bazë të të dhënave në reparte ka pacientë në gjendje të rëndë. Edhe rastet që po na vinë prej terrenit po vinë në gjendje të rëndë”, ka thënë ai.

Emini ka theksuar se kanë ende shtretër të lirë për pacientët që kërkojnë hospitalizim, ndërsa është shprehur se po e menaxhojnë gjendjen duke falënderuar për angazhimin stafin shëndetësorë, e në veçanti infermierët.

Nga ana tjetër, për shkak të numrit të madh të pacientëve, spitali i Pejës është dashur të lirojë edhe hapësira tjera që kanë qenë për pacientët me sëmundje tjera, e po ashtu edhe sallat ku mbahen takimet.

Në këtë spital janë mbushur me pacientë shtretërit e reparteve të Infektives, Pulmologjisë, Psikiatrisë, Dermatologjisë, Internos, Nurologjisë, ORL, Oftamologjisë dhe një pjesë të Emergjencës dhe Reparteve Ortopedisë dhe Urologjisë.

Nga spitali i Pejës kanë thënë për gazetën se hapësirat e reja janë të gatshme për pacientët me COVID ndonëse ende nuk ka filluar pranimi i tyre në to.
Gjendje e njëjtë si në spitalet rajonal është edhe në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Në Klinikën e Pulmologjisë e atë të Infektivës për disa ditë kanë qenë të mbushura kapacitetet dhe nuk ka pasur më vend për pranimin e pacientëve tjerë.
Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 1 mijë e 233 janë të shtrirë sot në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme, 83 prej të cilëve janë në gjendje të rënduar shëndetësore.

Në Klinikën Infektive janë të shtrirë 117 pacientë, në Klinikën e Mjekësisë Sportive 108 pacientë, në Interno, 78 pacientë, në Klinikën e Pulmologjisë 90, në Mjekim Intensiv për COVID-19, 24 pacientë, në Klinikën e Gjinekologjisë 16 pacientë, në Klinikën e Pediatrisë 3 pacientë, në Spitali i Prizrenit janë të shtrirë 163 pacientë, në atë të Gjakovës 113 pacientë, në atë të Pejës 220 pacientë, në spitalin e Gjilanit 128 pacientë, në spitalin e Vushtrrisë 30, në spitalin e Mitrovicës 58 pacientë dhe në atë të Ferizajt 85.

/b.h

Next Post
Hyn në fuqi ligji i ri! Kush nuk vaksinohet ikën nga puna, ‘zbrazen’ spitalet në Greqi

OBSH paralajmëron se lufta kundër pandemisë nuk ka përfunduar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Konfirmoi në “Ditën e të Dashuruarve” romancën me Adrola Dushin, Capital T sqaron pse “u detyruan” ta mbanin marrëdhënien e tyre private

Konfirmoi në “Ditën e të Dashuruarve” romancën me Adrola Dushin, Capital T sqaron pse “u detyruan” ta mbanin marrëdhënien e tyre private

February 15, 2026
Kush është udhëheqësi më i mirë në historinë e Shqipërisë? Xhufi: Ja ku bashkohen Edi Rama me Enver Hoxhën

Kush është udhëheqësi më i mirë në historinë e Shqipërisë? Xhufi: Ja ku bashkohen Edi Rama me Enver Hoxhën

February 15, 2026
Godina e re për Drejtësinë, gati në 5 vite? Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

Sara Mila: Rama nuk është penduar për Reformën në Drejtësi

February 15, 2026
Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

February 15, 2026
Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

February 15, 2026
Paketa e maleve/ Ministri: Interes i lartë! Presim 1000 aplikime, zona më e kërkuar

Paketa e maleve/ Ministri: Interes i lartë! Presim 1000 aplikime, zona më e kërkuar

February 15, 2026
Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët! Qytetarët të shmangin aksin

Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët! Qytetarët të shmangin aksin

February 15, 2026
Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

February 15, 2026
Supremja shfuqizon nenin që kufizonte të drejtën e veteranëve të UÇK-së për pensionin

UÇK, “lufta” e fundit në Hagë/ Avokati: Mbrojtja e Thaçit ka thirrur dëshmitarë cilësorë

February 15, 2026
Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In