• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

‘Mbushën’ qelitë me drogë/ Shkatërrohet rrjeti mes zyrtarëve dhe të dënuarve VIP. Pranga 11 punonjësve dhe kreut të skemës

by Java News
02/02/2022 08:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një mega-operacion, hetimet e të cilit kanë filluar që në vitin 2020 nga Shërbimi për Kontrollin e Brendshëm të Burgjeve, po zhvillohet në Elbasan, Peqin dhe në Vlorë. Nga sa mësohet deri tani janë lëshuar 25 urdhër-arreste, ku mes tyre përfshihen efektivë rendi, policë të burgjeve, biznesmenë e madje edhe të dënuar.

Burime për Report Tv, bëjnë me dije se kreu i grupit që kryente aktivitet të paligjshëm ishte shefi i Policisë së Burgut të Elbasanit, Hysni Ndreu, i cili është arrestuar nga policia. Në bashkëpunim, këta zyrtarë lejonin futjen e drogës në institucionet e vuajtjes së dënimit si dhe të lojërave të fatit e sendeve të paligjshme.

Janë edhe 11 punonjës të burgjeve të arrestuar, në IEVP Elbasan, IEV Peqin, IEVP Drenovë. Po ashtu urdhër ndalimi si pjesë e grupit është dhënë edhe për 9 të burgosur ku disa prej tyre njihen sit të burgosurit “VIP” për shkak të krimeve të bëra. Ndër emrat e ‘spikatur’ si të përfshirë në këtë mega operacion janë Arben Grori, Klajdi Gjeçi, Aleksandër Sinanaj dhe Aleksandër Llanaj.

Në pranga kanë rënë edhe disa biznesmenë, konkretisht burrë e grua të cilët operojnë më dyqan pranë burgut të Peqinit. Një pjesë prej të arrestuarve janë edhe biznesmenë nga Vlorë të cilët akuzohen për lojëra fati.

Urdhër-arrestet janë dhënë për veprat penale, shpërdorim detyre, korrupsion dhe ushtrim i ndikimit të paligjshëm. Për ekzekutimin e urdhër-arresteve janë ndërmarrë veprime të gjera në të gjithë qarkun e Elbasanit, nën drejtimin e kreut të prokurorisë Kreshnik Ajazi. Në këtë operacion po marrin pjesë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Njësia Operacionale.

Sipas raportimeve, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve si dhe Forcat Operacionale te Drejtorise së Përgjithshme të Burgjeve, ka kryer kontrolle në ambientet e brendshme në burgje deri edhe në qeli.

Ata akuzohen për futje në qeli të lëndëve narkotike, sende të ndaluara, telefona, porosi të dhëna nga burgu, trafik droge nga burgu dhe korrupsion.

Klajdi Gjeci, u kap në Tiranë për shitje narkotikësh në Maj 2020.

Aleksandër Sinanaj dyshohet si një nga grabitësit e maskuar të një banke që ndodhet në lagjen “Hajro Çakërri” në qytetin e Vlorës, një ngjarje që ndodhi në 15.08.2011.

Aleksandër Llanaj  është shpallur fajtor për vrasjen e tre të rinjve në prill të viti 2015 në Vlorë e dhe është dënuar me burgim të përjetshëm e më pas me 35 vite burgim nga të tre shkallët e gjyqësorit në Shqipëri.

Arben Grori, është dënuar me burgim të përjetshëm në vitin 1999 nga Gjykata e Pestë Penale e Milanos në Itali, vendim që u njoh dhe u la në fuqi më pas dhe nga Gjykata e apelit, po në Milano. Grori u gjet fajtor për vrasjen e Zyberit, në një spital në Milano, ku ndodhej i shtruar.

g.kosovari

Next Post
Blinken kërkon tërheqjen e trupave ruse/ Zbardhet telefonata e shefit të diplomacisë amerikane me homologun Lavrov

Blinken kërkon tërheqjen e trupave ruse/ Zbardhet telefonata e shefit të diplomacisë amerikane me homologun Lavrov

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

March 3, 2026
Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

March 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse na vlerëson Komuniteti i Energjisë?

March 3, 2026
Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

March 3, 2026
Ulet nafta dhe benzina! Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Lufta prek naftën/ Ngrihet lehtë çmimi edhe në Shqipëri, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit

March 3, 2026
Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

March 3, 2026
Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

March 3, 2026
“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

March 3, 2026
Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

March 3, 2026
Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In