Mariupoli një nga qytetet më të shkatërruara nga lufta, po vijon të bombardohet pa pushim nga rusët. Historitë që vijnë nga ky qytetet janë nga më të tmerrshmet.
“Okupatorët rusë kanë organizuar një ‘operacion pastrimi’ midis civilëve”, kështu deklaroi në Telegram këshilltari i kryetarit të bashkisë, Petr Andryushchenko.
“Ky është një kërkim për ‘nazistët’. Në procesin e ‘pastrimit’, pushtuesit nuk hezitojnë të vrasin civilë në rrugë, dhe më pas të bëjnë fotografi, duke u mburrur për ‘fitoren’”, ka thënë ai.
/b.h