Rrezet ultraviolet (UV) janë një nga shkaqet më të njohura të kataraktit, një re graduale e lenteve të syrit që mund të shkatërrojë vizionin. Efektet e diellit në sy janë kumulative dhe varen nga gjatësia e kohës së shpenzuar në diell. P.sh. fermerët kanë gjasa për të zhvilluar kataraktin në një moshë më të re sesa punonjësit e zyrave.
Sipas ‘Tirana Observer’ ekspertët thonë se syzet ndihmojnë në parandalimin e katarakt-it. Ato i rekomandojnë ato sidomos kur drita që bie në sy pengon, madje edhe në ditët me re.
Absorbimi UV nga syzet
Shumica e syzeve të diellit, kanë figurën UV të mbrojtjes në etiketat e tyre. Këshilli i Kancer-it rekomandon syzet e diellit që përmbushin standardet: AS/NZS 1067:2003 për syzet e diellit (kategoria 2, 3 ose 4), syzet UV 400 ose EPF (faktori mbrojtës i syve) 9 ose 10. Syzet të përcaktuara “në modë” (kategoria 0 dhe 1) nuk janë syze dielli dhe nuk sigurojnë mbrojtje të mjaftueshme ndaj UV-së.
Ngjyrat për syzet
Mbrojtja UV varet kryesisht nga materiali i syzeve dhe nga rrezet UV që ato absorbojnë. Ato nuk varen nga ngjyra dhe errësia e xhamit. Syzet e errëta jo domosdoshmërisht mbrojnë kundër rrezeve UV. Megjithatë, ngjyra dhe errësia e xhamit të syzeve, ndikojnë në përshtatshmërinë ndaj përdorimeve specifike (p.sh. ngarjes së makinës).
Ngjyrat e mira për syzet, janë: grija, jeshilja dhe e kafenjta. Xhamat gri ofrojnë mbrojtje të mirë kundër shkëlqimit verbues dhe nuk shtrembërojnë ngjyrat primare – për këtë arsye ato janë të përshtatshme për ngarjen e makinës. Xhamat jeshilë lejojnë dritën maksimale të dobishme që të arrijë tek sytë (madje edhe në një ditë të mbuluar me re). Xhamat ngjyrë kafe, sigurojnë mbrojtje më të mirë kundër shkëlqimit verbues.
Nëse syzet do të përdoren për ngarjen e makinës, atëherë kontrolloni nëse ato janë përcaktuar sipas standardit të kategorisë 4 dhe që ngjyrat të njihen lehtë nëpërmjet xhamit.
Zgjedhje të tjera për syzet
Syzet me formë të rrumbullakët i mbrojnë sytë nga të gjitha këndet dhe janë një zgjedhje e mirë në qoftë se ju jeni jashtë gjatë gjithë ditës. Për syzet e fëmijëve mos kërkoni në modelet e fundit, por në syzet me formë të mprehtë – ato janë gjithashtu një ide e mirë për të rriturit që luajnë sport.
Standardet më të mira nuk kërkojnë domosdoshmërisht dhënien e syzeve me recetë, por gjithashtu disa syze me recetë mbrojnë kundër rrezeve UV. Nëse vendosni syze të errëta kur dilni në diell, kontrolloni me okulist-in mënyrën e mbrojtjes që ato sigurojnë.
Efekte të tjera të rrezeve UV
Dëmtimi i diellit në sy nuk ndalon me kataraktin. Ekspozimi ndaj dritave të forta dhe rrezeve UV është gjithashtu një faktor i dëmtimit të retinës (retina) dhe të kornea-s.
**
Dielli, si ua dëmton sytë
Pjesa më e madhe e njerëzve kanë njohuri rreth rreziqeve të diellit në lëkurë. Por mjaft syresh nuk e dinë që dielli gjithashtu mund të dëmtojë shumë edhe sytë.
Ashtu sikundër me dëmtimin e lëkurës, janë rrezet ultraviolet të diellit që i shkaktojnë këto probleme. Disa probleme janë të
përkohshme, të tjerat janë të përhershme.
Problemet afatshkurtra nga dielli përfshijnë:
-Një ndjenjë rëre në sy;
-Lotim i tepruar;
-Vështirësi në të parën e shumë drite;
-Ënjtje të syve.
Problemet më serioze dhe afatgjata përfshijnë:
-Katarakt;
-Djegie e kornesë (sipërfaqja e syrit) nga dielli, ndonjëherë e quajtur verbëri;
-Kancer i konjuktivë-s (membranë e hollë që mbulon syrin); dhe
-Kancer i lëkurës në qepallat e syrit.
Parandalimi i dëmtimit të diellit në sy
Është relativisht e lehtë për të parandaluar dëmtimin e diellit në sy duke vendosur një palë syze dhe një kapele.
Nivelet e rrezeve UV janë shumë të larta veçanërisht në verë (tre herë më të larta sesa në dimër), ndërmjet orës 10 të mëngjesit dhe 14-15 të drekës dhe në lartësi të mëdha (p.sh. në shumë vendpushime të skive).
Në disa situata një dozë e shtuar e rrezeve UV përjetohet përmes shkëlqimit verbues, kur drita është reflektuar në një sipërfaqe të tillë si ujë, borë, rërë apo çimento. Në këto situata është veçanërisht e rëndësishme që të vihen syze dielli të mira.
Pjesa më e madhe e syzeve tani janë me një faktor të mbrojtjes të syve (EPF). Kjo duhet të jetë aq afër 10 sa të jetë e mundur. Idealisht, syzet e diellit duhet të kenë një bllokues dielli anash. Kualiteti i syzeve nuk lidhet domosdoshmërisht me errësinë dhe çmimin e tyre.
Fëmijët dhe të rinjtë janë më të prekshëm ndaj shkaktimit të dëmit të diellit në sy, kështu që zakoni i vendosjes së syzeve të mira të diellit duhet të fillojë herët.