• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Mbrojtja e të dhënave personale, Gjykata e Tiranës bllokon aksesin online mbi dosjet

by A R
22/02/2017 19:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dhoma Penale e Gjykatës së Tiranës ka nisur procesin e anonimizimit të të dhënave në zbatim të ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale dhe rekomandimeve të Komisionerit për mbrojtjen e të dhënave personale.

Që nga dita e mërkurë, në faqen zyrtare të gjykatës në internet nuk do të shënohen më emrat e të pandehurve. Përveç kësaj, qasja mbi një proces apo vendim penal, që deri dje mund ta merrje me një klikim, tanimë është i ndaluar.

Sipas ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, qasjen “online” mbi një proces penal do ta kenë vetëm personat që janë palë në proces, ose ata që kanë interes të ligjshëm në proces shkruan TCH.

Qasja e tyre do të jetë nëpërmjet një kodi unik, i cili do të jetë i veçantë për çdo çështje penale dhe do të jepet nga Sekretaria gjyqësore pas kërkesës së palëve.

Nëpërmjet këtij kodi do të mësohet që nga orari i gjyqeve, e deri te zhvillimet dhe vendimi përfundimtar i procesit penal.

Në këtë mënyrë, gjykata do të përcaktojë vet personat që do të ndjekin një proces, por nga ana tjetër mbrojtja e të dhënave personale duket se po cënon  kriterin e seancave publike që duhet të jenë të hapura, e rrjedhimisht edhe transparencën në Gjyqësor, për të cilin aq shumë është folur për ta shtuar. Por mesa duket, ende pa e rritur po e kufizojnë me një tjetër ligj./a.m.

Next Post
AI: Beogradi duhet t’i adresojë krimet e kryera gjatë viteve 90’të

AI: Beogradi duhet t'i adresojë krimet e kryera gjatë viteve 90'të

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pandemia rrit “dembelizmin”/ Kush janë qytetarët që përtojnë më shumë të punojnë. Rekordin e mbajti…

Të rinjtë nuk pinë më alkool, konsumi në bare dhe restorante në pikën më të ulët!

March 29, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, rriten temperaturat

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira të pakta

March 29, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

March 29, 2026
Nga sot, rikthehet ora verore: Më shumë dritë natyrale, më pak gjumë

Nga sot, rikthehet ora verore: Më shumë dritë natyrale, më pak gjumë

March 29, 2026
VIDEO / Nga Kadastra tek Reforma Territoriale, Rama zbulon detaje nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PS

VIDEO / Nga Kadastra tek Reforma Territoriale, Rama zbulon detaje nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PS

March 29, 2026
Edhe njëherë për varkarin e Enverit

Edhe njëherë për varkarin e Enverit

March 29, 2026
Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In