• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Mbrojtja e Rexhep Selimit: Kompensimi financiar mjaftoi që dëshmitari të gënjejë trupin gjykues

by A R
12/02/2026 19:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbrojtja e Rexhep Selimit gjatë paraqitjes së deklaratës përmbyllëse tha se Prokuroria është mbështetur tek një dëshmitar, i cili ka pretenduar se është rrahur nga Rexhep Selimi në Likoc më 1998 dhe si duket ai dëshmitar ka gënjyer për shkak të kompensimit financiar.

“Ata mbështeten në prova të pabesueshme të një dëshmitari, të cilin e kemi parë për herë të parë përpara këtij trupi gjykues që e implikon Selimin edhe në rrahjen e tij. Një pretendim që s’e kishte bërë asnjëherë përpara, pavarësisht mundësive të pafundme që kishte pasur për këtë gjë. Kompensimi financiar që dëshmitari i ka pranuar ZPS-së se ishte i interesuar, duket se të ketë mjaftuar që ky dëshmitar t’i gënjente sy më sy trupin gjykues”, tha Roberts.

Avokati i Selimit gjatë parashtrimeve përmbyllëse foli edhe për fjalimin në varrimin e mësuesit Halit Geci, ku Ushtria Çlirimtare e Kosovës doli për herë të parë publikisht.

Mbrojtja e Selimit tha se ka qenë fjalim klasik propagande në rrethanat e kohës dhe se i njëjti reflekton shënimet e Selimit për rezistencë kundër armikut.

Këtë ai përmendi për të treguar pretendimet e Prokurorisë lidhur me fjalimin e mbajtur në varrimin e mësuesit Halit Geci.

“Sa ironike është që të gjitha fjalët e thëna më parë gjatë dhe pas periudhës së aktakuzës, të gjitha pretendimet kundër të akuzuarve dhe të gjitha arsyet që kjo gjykatë u krijua  fjalimi i mirënjohur gjatë varrimit të një mësuesi të vrarë Halil Geci që nxiti mbështetje për UÇK dhe e bëri UÇK-në publike për herë të parë është ajo që ZPS përdorë për të mbështetur pretendimet e saj kundër Selimit…Ai fjalim klasik propagande që ka qëllim të caktuar në rrethanat e kohës dhe thekson veprime të papërcaktuara dhe të paverifikuara që janë ndërmarrë kundër bashkëpunëtorëve dhe kolaboracionistëve dhe në mënyrë legjitime kritikon ata që besojnë që kjo nuk ishte politika e duhur që duhet ndjekur dhe kjo vërteton synimin e Selimit për të frymëzuar rezistencë“, tha ai.

Roberts tha se Prokuroria nuk ka argumentuar se si e mbështet pretendimin se Selimi ishte inspektor i Përgjithshëm i UÇK-së deri në korrik të vitit 1998.

Ai tha se nuk ka prova për kohën kur Selimi u emërua dhe nuk ofron asnjë dëshmitar për këtë çështje.

Ekipi mbrojtës i ish-deputetit, Rexhep Selimi edhe gjatë ditës së nesërme do të vazhdojë të paraqes deklaratën përmbyllëse.

Next Post
“Republika e prokurorëve”? Debati analog që po bëhet edhe në Itali!

“Republika e prokurorëve”? Debati analog që po bëhet edhe në Itali!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama sulmon opozitën: Bën çmos të mbulojë punët e Shqipërisë me ziftin dhe baltën e urrejtjes

Rama sulmon opozitën: Bën çmos të mbulojë punët e Shqipërisë me ziftin dhe baltën e urrejtjes

April 5, 2026
Nazarko: Kosova po rrëshket në marrëzi, Tirana të ndërhyjë që Osmani të rizgjidhet presidente

Nazarko: Kosova po rrëshket në marrëzi, Tirana të ndërhyjë që Osmani të rizgjidhet presidente

April 5, 2026
Arrestohet në Spanjë shqiptari i dënuar me 20 vite burg

Arrestohet në Spanjë shqiptari i dënuar me 20 vite burg

April 5, 2026
Fundjava me fluks të lartë në Morinë/ Qytetarët e Kosovës drejt Shqipërisë, në fundjavë procedurë e përshpejtuar

Fundjava me fluks të lartë në Morinë/ Qytetarët e Kosovës drejt Shqipërisë, në fundjavë procedurë e përshpejtuar

April 5, 2026
“Do të kemi lajme shumë të mira”, Rama: Negociatat me BE-në janë në vijë

“Do të kemi lajme shumë të mira”, Rama: Negociatat me BE-në janë në vijë

April 5, 2026
2 ditë dramë! Zjarr dhe avionë të shkatërruar, si SHBA-të nxorrën pilotin e tyre nga Irani

2 ditë dramë! Zjarr dhe avionë të shkatërruar, si SHBA-të nxorrën pilotin e tyre nga Irani

April 5, 2026
Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkën me lutje për paqe dhe dashuri

Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkën me lutje për paqe dhe dashuri

April 5, 2026
Moti i qëndrueshëm dhe i kthjellët në të gjithë vendin këtë të diel

Moti i qëndrueshëm dhe i kthjellët në të gjithë vendin këtë të diel

April 5, 2026
Berisha në Gjermani takoi edhe Fritzin, mikun e tij të vjetër

Kandidatura për Tiranën/ Bejko: Braçe ‘e ka ndarë mendjen’, por Ramës i duhet Manastirliu

April 5, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In