Mbrojtësit e Mariupolit ndryshuan rrjedhën e luftës duke qëndruar për 82 ditë, sipas këshilltarit presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak.
Në një komentet për mediat, të raportuar nga Reuters, ai thotë se mbrojtja e qytetit port kishte ndërprerë operacionin e Rusisë për të kapur territorin në lindje dhe jug të vendit.
Këshilltari, një nga negociatorët ukrainas, thotë se bisedimet e përgjithshme të paqes me Rusinë ishin në “pauzë” dhe përsëriti se Ukraina nuk do të lëshojë asnjë territor. Por ai shtoi se “çdo luftë do të përfundojë njësoj në tryezën e bisedimeve”./m.j