Caleb Wallace, një 30-vjeçar nga Teksasi, i cili kishte themeluar organizatën “mbrojtësit e lirisë” ka ndërruar jetë nga COVID-19.
I riu, mblidhte njerëz dhe të gjithë bashkë tubonin për mos mbajtjen e vaksinave. Ai i cilësonte manifestimet e tij si ‘Tubimi i Lirisë”.
Ai gjithashtu kishte themeluar “San Angelo freedom defenders”, një grup që donte t’i jepte fund asaj që ai e quante “tirania e Covid-19”.
Pas tri javësh në kujdes intensiv, 30-vjeçari nuk ia doli.
Wallace la pas gruan e tij shtatzënë Jessica dhe tre fëmijë. Gruaja, e intervistuar nga mediat lokale, tha se ajo nuk ishte dakord me pikëpamjet e burrit të saj dhe se ajo mbante maskë për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga virusi. E njëjta gjë vlen edhe për vaksinat.
Gruaja ka garantuar që do të vaksinohet kundër Covid pas lindjes së fëmijës së saj dhe se edhe fëmijët e tjerë kanë marrë vaksinat e kërkuara për moshën e tyre.
g.kosovari