“Dinamo” e Bukureshtit dhe Naser Aliji kanë ndërprerë bashkëpunimin, për shkak të problemeve fizike që mbrojtësi shqiptar kishte shfaqur kohët e fundit dhe klubi rumun vendosi që mos të priste riaftësimin e plotë të tij.
Mbrojtësi është kthyer në Zvicër. Këtë gjë e konfirmon dhe trajneri i “Dinamos”, Mircea Rednic.
“Ai ka disa probleme fizike dhe kemi ndërprerë marrëdhënien me të. Aliji është kthyer në Zvicër ku do të përpiqet të zgjidhë këtë situatë”, theksoi ai.
“Do të bisedojmë përsëri në janar nëse dhe mund të kthehet. Nuk na ka kushtuar asgjë transferimi i tij, vetëm disa bileta aeroplani dhe shpenzime minimale, kontrata u anulua pa probleme”, u shpreh trajneri.
Aliji ka një kohë të gjatë që nuk po mundet të gjejë një klub.
/A.Rada