Në një intervistë për portalin kosovar “Sport 1”, mbrojtësi i kombëtares Kuq e Zi, Andi Lila, ka thënë se ka vendosur që vitin e ardhshëm të largohet përfundimisht nga kampionati grek i futbollit. Sipas Lilës, edhe pse arsyet janë të shumta, koret raciste dhe ofenduese ndaj tij kanë qenë të shumta.
“Arsyet janë të shumta, ka sfida më të rëndësishme, por edhe fakti se thuajse në secilin stadium ku luaj jam në qendër të akuzave nga tribunat. Gjërat ndonjëherë kanë qenë të papranueshme dhe fyerjet janë bërë edhe në kor nga tribunat”, shprehet Lila.