• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Mbrojtëm nderin e familjes”/ Vranë taksistin se dyshuan se kishte lidhje me nënën e tyre, Apeli ‘vulos’ fatin e dy vëllezërve Shera

by Java News
11/10/2022 16:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Apelit të Tiranës ka lënë sot në burg vëllezërit Saimir dhe Arsil Shera të cilët janë shpallur fajtor për vrasjen e taksistit Abdulla Budlla. Ngjarja ka ndodhur më 3 gusht të vitit 2020 në rrugën nacionale “Fushë Krujë – Vorë”.

Më konkretisht, Saimir Shera është shpallur fajtor për veprën penale vrasje me paramendim, kryer në bashkëpunim dhe 21 vite burgim. Po ashtu, ai është shpallur fajtor edhe për mbajtje pa leje të armëve të zjarrit, vepër penale e cila i shton edhe 5 vite të tjera burgim. Me uljen e dënimit me 1/3 përfundimisht Saimiri është dënuar me 14 vite dhe tetë muaj burgim.

Kurse, vëllai i tij, Arsil Shera është shpallur fajtor për veprën penale vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim duke u dënuar me 15 vite burg. Në zbatim të nenit 406 te K.Pr.Penale, ai është dënuar përfundimisht me 10 vite burgim. Arsil Shera kërkoi ndryshimin e vendimit, dhe deklarimin e pafajshëm për akuzën e vrasjes me paramendim, kurse vëllai i tij, Saimiri kërkoi që të ndryshohej vendimi, për caktimin e dënimit

Çështja shkoi në apel pasi nën kufijtë e parashikuar me ligj. Megjithatë, Gjykata e Apelit Tiranë vendosi sot që të linte në fuqi vendimin e marrë nga Gjykata së Rrethit Gjyqësor Tiranë më 9 shkurt të këtij viti.

Kujtojmë se në dëshminë e tij para prokurorëve, Saimir Shera ishte shprehur se i “ishin errësuar sytë” kur mësoi se e ëma kishte një lidhje me Budllën, duke theksuar se kur ishte kthyer nga Greqia kishte gjetur të gjithë fshatin duke folur për këtë çështje.

“I ngjita makinës me qira frazën e urimeve në dasmë dhe i kërkova vëllait tjetër t’i jepte automjetit,” u rrëfye në gjykatë i riu i cili tregoi se më i vogli nuk dinte asgjë.

“E pashë Budllën në makinën e tij, dhe humba arsyen ndaj e qëllova me një armë të 1997”- tha 33 vjeçari.

Pavarësisht kësaj, gjykata i shpalli fajtorë të dy të rinjtë.

NJOFTIM 

Me datë 03.08.2020, rreth orës 16:46, në rrugën nacionale “Fushë Krujë – Vorë”, është vrarë me armë zjarri  shtetasi me iniciale A.B, i cili punonte si taksist. Rezulton se autorët e vrasjes janë dy vëllezërit, shtetasit me iniciale S.Sh dhe A.Sh. Referuar interesimit të mediave, ju informojmë si më poshtë:

Në  Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, u zhvillua gjykimi lidhur me çështjen penale që i përket të  pandehurve me iniciale S.Sh dhe A.Sh, të akuzuar për kryerjen e veprave penale të  “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioni”,  të parashikuara nga nenet 78, 25  dhe 278  të  K.Penal. 

Gjykata e Rrethit Gjyqësor  Tiranë,  me vendimin nr. 288, datë 09.02.2022 ka vendosur:

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Sh, për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 78 dhe 25 të Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me njëzet e një vjet burgim.
  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Sh, për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioni parashikuar nga Neni 278 prg.1 të Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me pesë vjet burgim.
  • Në zbatim të nenit 55 te K.Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Sh, të dënohet me njëzet e dy vjet burgim.
  • Në aplikim të Nenit 406/1 tëPr.Penale, të pandehurit S.Sh, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht dënohet katërmbëdhjetë vjet e tetë muaj burgim.

2.Deklarimin fajtor të të pandehurit A.Sh, për kryerjen e veprës penale të “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 78 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me pesëmbëdhjetë vjet burgim.

  • Në zbatim të Nenit 406 te K.Pr.Penale, perfundimisht i pandehuri Sh të dënohet me dhjetë vjet burgim.

-Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri me iniciale  A.Sh, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, deklarimin e pafajshëm për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” kryer në bashkëpunim  si dhe mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri me iniciale S.SH, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, caktimin e dënimit nën kufijtë e parashikuar me ligj.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare znj. Elona Mihali dhe anëtarë znj. Alma Ahmeti dhe z.Fatri Islamaj, me vendimin nr. 944 , datë 11.10.2022 vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimit nr. 288 datë 09.02.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë./m.j

Next Post
Habit gjenerali amerikan: Lufta në Ukrainë nuk duhet të mbarojë kaq shpejt, jua them unë pse

Habit gjenerali amerikan: Lufta në Ukrainë nuk duhet të mbarojë kaq shpejt, jua them unë pse

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

January 19, 2026
Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

January 19, 2026
Mungesa e energjisë elektrike shqetëson pushuesit në Lezhë, deri në 8 orë pa drita

Gjysma e Tiranës në “black out”. OST del me njoftim zyrtar, por nuk jep afat për rikthimin e energjisë elektrike

January 19, 2026
Kodi Zgjedhor/ “Listat e hapura domosdoshmëri”, Elezi: PD-në e drejtojnë hajdutë të certifikuar votash

Ibsen Elezi: Tensionet në Kuvend ndihmojnë Qeverinë, opozita e dështuar

January 19, 2026
Nga argëtimi tek ushqimet, pse u rritën çmimet në dhjetor 2025

Nga argëtimi tek ushqimet, pse u rritën çmimet në dhjetor 2025

January 19, 2026
Vizat, “Shqiptarët abuzojnë me mbrojtjen sociale”/ Bimo: Droga nga Venezuela, problem ishujt që pastrojnë paratë

Vizat, “Shqiptarët abuzojnë me mbrojtjen sociale”/ Bimo: Droga nga Venezuela, problem ishujt që pastrojnë paratë

January 19, 2026
‘Lufta’ për Groenlandën, Kallas: Kërcënimet rrugë jo e duhur, Europa do mbajë qëndrim

‘Lufta’ për Groenlandën, Kallas: Kërcënimet rrugë jo e duhur, Europa do mbajë qëndrim

January 19, 2026
“Merr para me valixhe nga Dako”, Rama fiton gjyqin e katërt për shpifje me Berishën

“Rama merr ftesë nga Trump, Berisha ‘non grata’”/ Analisti: Opozita e kalbur, kapet pas “gjetheve” për të mbijetuar

January 19, 2026
“Mjaft me naftë dhe para nga Venezuela”, Trump i drejtohet Kubës: Bëni marrëveshje me ne “para se të jetë tepër vonë”

Tensione mes Trump dhe BE për Groenlandën, presidenti amerikan: Përqendrohuni te Rusia dhe Ukraina, jo te ishulli arktik

January 19, 2026
Me iPad në dorë në Kuvend, Berisha bën kameramanin ndërsa deputetët e PD krijojnë tensione në seancë dhe bllokojnë foltoren…

Me iPad në dorë në Kuvend, Berisha bën kameramanin ndërsa deputetët e PD krijojnë tensione në seancë dhe bllokojnë foltoren…

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In